20,04,2024

VENDIMI SHTETËROR QË SHFUQIZON TAKSËN KUNDËR SERBISË, FAVORIZON PLAZMAN DHE DËMTON PRODHUESIT VENDOR

Must Read

Agjencia Qendrore e Prokurimit, përmes 23.5 milionë eurove të taksapaguesve kosovarë, shfuziqon vendimin e qeverisë për taksën 100% ndaj prodhimeve serbe. Përmes një tenderi që ka hapur me 14 janar AQP-ja kërkon blerjen e produkteve nga “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Vendimi shtetëror që shfuqizon taksën kundër Serbisë, favorizon Plazman dhe dëmton prodhuesit vendor

Dy muaj pasi që Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% ndaj produketeve serbe, një insitucion i saj po e sfidon këtë vendim.

Agjencia Qendrore e Prokurimit, që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, e që bënë blerje në emër të 16 agjencive të pavarura, ka hapur tender për të blerë produkte ushqimore që prodhohen në Serbi, shkruan Insajderi.

Ajo ka hapur tenderin publik në vlerën prej 23.5 milionë euro, duke specifikuar se kërkon artikuj të “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”. Këto produkteve të cilave AQP iu kanë referuara prodhohen në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%.

Këtë veprim e ka bërë në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar. Është thirrur në në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë i ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.

Produktet e cekura në njoftimin e Agjencisë Qndrore do të mund të siguroheshin nga prodhuesit vendor, e jot ë kërkohen nga prodhuesit serbë, shkruan Insajderi.

AQP-ja me kriteret e vendosur në këtë tender përvec që dëmton prodhuesit vendor duke o favorizuar prodhimet serbe, edhe shfuqizon vendimin e qeverisë për ndalimin e blerjeve të produkteve serbe.

Vendimi i qeverisë për vendosjesn e taksës për produktet serbe ishte mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos prodhuesit vendorë, disa prej të cilëve pas vendosjes së taksës shtuan edhe numrin e punëtorëve./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img