16,04,2024

Vendimi i MASH-it për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve shtesë krijon paqartësi te komunat

Must Read

Paralajmërimi i Ministrisë së Arsimit për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve shtesë gjatë kohës së pandemisë ka krijuar shumë paqartësi tek komunat. Së fundi MASH-i u ka thënë drejtorive komunale të arsimit se nuk bëhet fjalë për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve, por për 1 mijë norma plotësuese.

Komunat deri tash nuk kanë hapur konkurse dhe janë në pritje që Ministria t’ua qartësojë këtë çështje.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, thotë se nuk kanë informacione se sa mësimdhënës shtesë mund të angazhohen në Komunën e Prishtinës, raporton KOHA.

Edhe kryesuesi i kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit, Besim Avdimetaj, ka theksuar se po presin që MASH-i në formë të shkruar t’i njoftojë se si do të bëhet ky angazhim i stafit mësimdhënës.

Ministria e Arsimit përmes një përgjigjeje me shkrim ka theksuar se angazhimi i mësimdhënësve në rast të nevojës nga situata me pandeminë është kompetencë e drejtorive komunale të arsimit.

Kjo ministri ka bërë të ditur se janë duke planifikuar që po ashtu të angazhohen edhe 100 psikologë dhe 100 punëtorë teknikë e staf mjekësor shtesë.

E sipas masterplanit të Ministrisë të miratuar në Qeveri, 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda kronike do të jenë të liruar nga aktivitetet që rrezikojnë shëndetin e tyre dhe do të angazhohen në detyra më të lehta.

Në bazë të të dhënave zyrtare të MASH-it, aktualisht në nivelin parauniversitar punojnë 23.234 mësimdhënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img