26,04,2024

Vdiq Ylber Zaskoku, ish-hendbollisti i dashur ferizajas

Must Read

Ka vdekur Ylber Zaskoku ish-hendbollisti i dashur ferizajas. Zaskoku ishte i lindur në vitin 1961, ndërsa është marrë tërë jetën me sport dhe ka qenë i vlerësuar nga të gjithë. Vlerësohet kontributi i tij në periudhën e pavarësimit të sportit kosovar.

Ai si lojtar ka luajtur për Borcin e Ferizajt, skuadrën me traditën më të pasur në vend. Ka nisur te Borci 2, për të depërtuar më pas në ekipin e parë. Po ashtu ishte te Çeliku i Ferizajt, ndërsa ka luajtur edhe për Prishtinën, kur skuadra kryeqytetase ishte në Ligën e Dytë Federative. Pas pavarësimit të sportit ishte pjesë e Kastriotit të Ferizajt.

Familjes Zaskoku i ka dwrguar telegram ngushwllimi kryetari i Ferizajt

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të dalluar ferizajas, Ylber Zaskoku.

Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Zaskoku, komunitetit sportiv, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të sportistit të dalluar ferizajas, Ylber Zaskoku na pikëlloi pa masë. Ai përveç që u shqua në sportin e hendbollit, u shqua edhe për guxim, që sypatrembur mos ta zmbrapsnin as përndjekjet e shantazhet e pushtetit serbo-sllav. Miqtë humbën një bashkëlojtarë të shkëlqyer, një mik të çmueshëm, gjersa Ferizaj humbi një qytetar të dalluar e sportist kulminant. Ngushëllime të sinqerta familjes Zaskoku, komunitetit sportiv e të gjithë miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës shpirti i tij!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Edhe Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit, i ka shprehur ngushëllime familjes së nderuar Zaskoku, duke çmuar kontributin e të ndjerit për sportin tonë.

Ylber Zaskoku është marrë edhe me sporte luftarake dhe të forcës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img