08,07,2025

Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

Must Read

Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën.

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 14 për rastin.

Vdekja e të burgosurës tash për tash cilësohet ‘e dyshimtë’, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

Mjekësia ligjore është angazhuar menjëherë për zbardhjen e rastit, ka thënë Ahmeti.

Identiteti i të vdekurës nuk është bërë i ditur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia ndalon 22-vjeçarin me narkotikë, zbulon edhe armë në një shtëpi në Pleshinë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve, pas një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img