Ferizaj

Vazhdon fushata e vaksinimit kundër tërbimit të qenve me pronarë


Publikuar më:


Fushata e vaksinimit kundër tërbimit të qenve me pronarë e paralajmëruar ditë më parë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po vijon në fazën e fundit në ambulancat veterinare në fshatra dhe qytet.

Për të inspektuar këtë fushatë, doli sot drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se ka një interesim të madh për vaksinimin e qenve kundër tërbimit, sëmundje kjo e patrajtueshme dhe fatale si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë edhe vitin që shkoi organizoi një fushatë të tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe se si e tillë paraqet një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të drejtorisë që udhëheq.

To Top