25,04,2024

Vazhdon fushata e korrje-shirjet në Komunën e Rahovecit

Must Read

Po vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit, kjo fushat është duke vazhduar nën kujdesen e këshillit komunal për korrje-shirje 2016, të formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. Anëtarët e këshillit për korrje shirje, shpresojnë se kjo fushatë do të shkoj mirë dhe probleme.

Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në lidhje me fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit thotë se shtabi i korrje-shirjeve 2016, është në kontakt dhe koordinim permanent me të gjitha lokalitetet e Komunës së Rahovecit në mënyrë që fushata e korrje-shirjeve të jetë e suksesshme.

Sipas drejtorit Fetoshi, deri me datë 11.07.2016 janë shire rreth 800 hektarë me grurë apo rreth 50% e sipërfaqes së mbjellë me grurë. Fushata e korrje-shirjeve po shkon mire dhe deri me tani nuk ka asnjë problem, rendimentet janë të kënaqshme, ku për një hektar sillen rreth 5000 kg./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img