26,04,2024

Vazhdojnë protestat kundër projektit ”Bashkimi i Qytetit”

Must Read

“Shiten objektet për shkak të presionit nga komuna, për përfitime të veta”. Kështu shkruante sot në letrat e vendosura nëpër dhjetëra dyqane të rrugës “Madeleine Albright” në Ferizaj. Këto biznese protestën e nisur dje për projektin “Bashkimi i Qytetit”, sot e vazhduan në këtë mënyrë. Ata po ankohen se drejtues të pushtetit po i mashtrojnë, ndërsa me pikat e vendosura në orët e mbrëmjes së djeshme, shumicës së këtyre bizneseve do t’u pamundësohet afarizmi.

“Kjo do të thotë se po na e mshelin derën, kanë ardhë mbrëmë dhe i kanë vendosur pikat e projektit që po i bjen mexha as me centimetra larg shtëpisë time. Unë punoj që 50 vjet në Zvicër me fëmijë e me krejt, kam marrë kredi e kam ardhë kam investu këtu i kam ble këto dyqane, e sot me ta mbyll derën kjo është diçka e pakuptimtë. Po ja falim krejt komunës se përndryshe s’po di çka me bë”, tha plaku me emrin Ibrahim.

“Kjo reklamë që e kemi vendosur në dyqan tregon se sa të shqetësuar jemi me projektin që komuna po donë ta bëj këtu nënkalim e neve si biznese do me na e blloku punën. Nuk jemi kundër investimeve, por ato të bëhen edhe me pëlqim të komunitetit tonë, e jo fare pa na pyetur po vijnë edhe po punojnë çfarë po ua merr mendja. Kjo protestë simbolizon një dëshmi se në çfarë shteti jemi duke jetuar ne, sepse ata janë duke punuar vetëm për përfitime të veta dhe jo për interesa të qytetarëve”, tha Vesel Thaçi.

Këto shqetësime të bizneseve nga komunarët konsiderohen të paarsyeshme.

“Absolutisht këtu nuk ka kurrfarë interesi. Interesi i vetëm është interesi qytetarë dhe i komunës në përgjithësi, unë mund t’iu them atyre se aty do të ketë ngritje të vlerës së pronave të tyre dhe nuk e di pse ata ankohen për këtë projekt, thjesht shqetësimet e tyre janë të paarsyeshme, ne i kemi bërë disa ndryshime bazuar në ankesat e atyre bizneseve dhe ky projekt do të realizohet deri në fund”, tha drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.

Banorët dhe afaristët e rrugës “Madeleine Albright”, në të cilën do të ketë tunel të hapur në bazë të projektit “Bashkimi i Qytetit”, kanë paralajmëruar se protestat do t’i vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme në mënyra të ndryshme, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img