29,03,2024

Vazhdojnë grabitjet e armatosura. Vetëm mbrëmë në Kosovë ndodhën tri grabitje të armatosura

Must Read

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri grabitje në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa një tjetër grabitje ka mbetur në tentativë.

Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme në orët e mbrëmjes se dy punëtore-arkëtare në një market, në rrugën ‘Isa Kastrati” në Prishtinë, kanë njoftuar se pesë persona të dyshuar e të maskuar (katër të armatosur me thika, kurse një me armë-revole) nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, shuma nuk dihet dhe janë larguar në këmbë në drejtim të pa njohur ndërsa viktimat si pasoj eë shqetësimit kanë marrë tretman mjekësor.

Rasti i dytë ka ndodhur po mbrëmë në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar e të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku një , punëtor-kamerier në një fast food, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur në kokë mbante një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rast kishte arritur ti grabis para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur.

E një tentim grabitje ka ndodhur në Rahovec, ku sipas dy punëtorëve të sigurimit në objektin e një marketi, katër persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armëve të gjata, kanë depërtuar brenda me forcë përmes dyerve kryesore të marketit por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur me një automjet me tabela huaja. Nuk raportohet për të lënduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img