29,03,2024

Vazhdojnë debatet publike për Planin Zhvillimor Komunal 2016-2022

Must Read

Në vazhdën e takimeve me qytetarë që është duke mbajtur pushteti lokal i Ferizajt, në shkollën fillore ‘’Ganimete Tërbeshi’’, është diskutuar për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2016-2022.

Drejtori i Urbanizmit Faik Grainca, para qytetarëve ferizajas tregoi për rëndësinë e këtij dokumenti duke kërkuar nga ta që të japin propozime të arsyeshme për hartimin e këtij plani.

“Do të diskutojmë për rrugët ekzistuese, a mjaftojnë ato apo duhet t’i ndryshojmë, për vijat ndërtimore, zonat ndërtimore, ndërtimin e lartë dhe të ulët, zonat e gjelbruara dhe të gjithë infrastukturën. Ne jemi të interesuar që të inkorporojmë vërejtjet dhe sugjerimet e juaja”,tha Grainca.

E qytetarët paraqitën probleme të shumta që i preokupojnë në pjesët ku jetojnë.

“Asnjë rrugë drejtë shkollës “Ganimete Tërbeshi” nuk ka trotuar, ne duhet të ndërpresim punën për me i bartë fëmijët për në shkollë, është një gjë e paparamendueshme nga ai person që e ka bërë projektin e këtyre rrugëve, arsyeja ishte se nuk kemi buxhet, e për rrugë po kanë, për trotuare jo, ndërsa për rrugën ”Metush Krasniqi”, kemi nënshkruar për me bë zgjerimin e saj, tash e kanë sjell një projekt tjetër ku e kanë bërë një rrugë tjetër nëpër ara e jo zgjerimin e asaj që është aktuale”, tha Besim Hoxha.

 “Kemi bërë vërejtje disa herë tek rruga “Ganimete Tërbeshi”, këtu është bërë një shkelje dhe  duhet të shkoj në burg  dikush, kjo rrugë është 6 metra dhe nuk i ka, aty është në pyetje një qytetarë që është i barabart me ne, nuk është super fuqi ai, dhe i ka bërë krim kësaj lagjeje duke e bllokuar, ose ka dikë mbrapa ose nuk dojnë me u marrë me të, tjetër shqetësim është kujt t’i teket këtë lagje vjen vendos shtylla të telefonit, të rrymës dhe nuk e dimë se nga e marrin lejen, neve po na pengojnë çdo ditë,  e dëmtojnë pronën”,tha Ismet Krasniqi.

“Tek stacioni i policisë dhe gjykata aty prej kohës kur është miratuar Plani Zhvillimor Komunal 2011, kemi pasur problem që ka të bëjë me hapësirën përreth varrezave, atyre u është zgjeruar prona e varrezave ortodokse me pronë tonën duke na i marrë neve’’, u shpreh Sadik Selimi.

Ndërsa drejtori Grainca, duke iu përgjigjur ankesave të qytetarëve tha se ato do shqyrtohen nga institucionet kompetente dhe do të bëhet një zgjidhje.

“Nuk jam unë as për rrugë, as për trotuare, unë jam vetëm me i paraparë rrugët, ju propozoni sa me qenë ato 6-8 metra dhe ne e shqyrtojmë këtë dhe e ngritim në nivele më të larta, ndërsa trotuari e asfalti janë një temë e një drejtorie tjetër, ndërsa për ndërtimin e murit në rrugë që e ka bërë ai person, ne i kemi filluar procedurat për rrënimin e atij muri dhe përfundimisht ky problem ka me u zgjidhë”,tha Grainca.

Për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, është diskutuar edhe në disa fshatra e lagje të Ferizajt.

Plani Zhvillimor Komunal 2016-2022, kryesisht fokusohet në zhvillimin ekonomik, anën financiare dhe planifikimin hapësinor të kësaj komune./Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img