25,04,2024

Vanesa Sadriu, “Nënë Tereza” e Ferizajt, ndihmon 387 familje në nevojë

Must Read

 387 familje në nevojë ndihmohen në prag të festave të fundvitit dhe kohës së ftohtë të dimrit.

Vanesa Sadriu së bashku me anëtarët e Klubit  RinON kanë grumbuluar dhe shpërndarë ndihma  në ushqim dhe veshmbathje për 387 familje në nevojë

“Siç e kemi traditë që në prag  të çdo feste të bashkëndjejmë me familjet në nevojë, arritëm që edhe për këtë fundvit dhe në këtë kohë të ftohtë të dimrit të gëzojmë 387 familje, qindra shpirtra! Më mbushen sytë me lotë gëzimi saherë e dijë që kemi gëzuar kaq shumë fëmijë me dhurata të fundvitit, kaq shumë familje me ushqim dhe rroba / veshmbathje në fshatrat e komunës tonë Ferizaj dhe më gjerë. Falënderojmë për  kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm  Agjensionin e Patundshmërisë Lina – Ferizaj, z.Valon Hoxha dhe z.Hamit Rizani duke ju qenë përjete mirnjohese! Falemnderit shume për kontributin Kopshti Dielli, Jeton Qorrolli, Mustafe Paloja, shfmu Arsim Rexhepi – Sazli, Dalip Salihu, Fitim Ukshini, Bedri Salihu, Gani Sadiku, Toni Beton – me të holla, Comnet Besnik Gashi me të holla/ushqim, ndërsa Plus Market me ushqim, firma Nderimi – Shemsi Qerkini për lokalin e liruar, Kema pack për paketa, Zyra noteriale Selatin Shahini dhe gjithë atyre që dëshiruan të mbesin anonim apo kontribuan me rroba/veshmbathje ose dhurata. Ndersa me Aulona Gashi dhe Argjend Rizani e kemi bërë ekipin fantastik, sepse të tillë janë dhe të palodhshëm, të njëjtë dhe ata që qëndruan përkrah ekipit Graniti, Arianiti, Rufkia, Kaltrina, Aferdita, Flamuri, Ardiani, Lundrimi, Leonita. (Klubi RinON).  Por me ekipin dhe përkrah ekipit ka qenë  gjithmone me ne, z.Valon Hoxha që përpos të hollave ka mundësuar bashkëpunim me donatorë të  tjerë, ka liruar dy vetura për shperndarje, dhe është kujdesur gjatë gjithë kohës si për fëmijte e tij. Jam e lumtur, që për çdo festë numri i familjeve që po mundemi ti ndihmojmë është gjithmon në rritjë. Kemi filluar me 12 pastaj 40 familje, herën e kaluar kishim 105 familje tani 387 familje, Zot na i mbushtë zemrat gjithmonë dashuri!” ka thënë Vanesa Sadriu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img