Ferizaj

Vaksinohen gjedhet, delet e dhitë kundër sëmundjeve clostridiale


Publikuar më:


Kujdesi për shëndetin dhe produktivitetin e gjedheve nga ana e kompetentëve lokal, po vijon. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka nisur fushatën e vaksinimit kundër sëmundjeve clostridiale të gjedheve, për delet dhe dhitë në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale në Komunën e Ferizajt.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami bëri të ditur se ky aksion që tashmë është bërë tradicional nga drejtoria që udhëheq ka për qëllim fillimisht mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe rritjen e produktivitetit të tyre, gjë që përmes këtij projekti të vaksinimit, arrihet ky synim.

To Top