Ferizaj

UShAF trajnon stafin akademik për sigurimin e cilësisë dhe mësimdhënien


Publikuar më:


Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u bë trajnimi i stafit akademik për sigurimin e cilësisë dhe mësimdhënien nga Koordinatorja për Zhvillim Akademik, znj. Leonora Rudhani.

Trajnimin e hapi Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili veç tjerash inkurajoj stafin që të marrin iniciativa të tilla, duke zhvilluar takime më të shpeshta për fusha specifike, e cila kontribon në shkëmbimin e përvojave dhe socializimin mes veti.

Koordinatorja Rudhani falënderoi Rektorin për përkrahjen e vazhdueshme që i bënë stafit, sidomos stafit të ri në zhvillimin profesional dhe akademik. Ajo para stafit foli lidhur me Procesin e Bolonjës, ku si komponente kryesore të këtij procesi u trajtuan ECTS kreditë, rezultatet e pritura dhe hartimi syllabusit.

Trajnimi rezultoj me sukses, duke dhënë efekt në shpërndarjen e aktiviteteve mësimore në tabelën e shpërndarjen e ngarkesës së studentëve.

To Top