25,04,2024

UShAF dhe Fabrika “LYKENS” hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi

Must Read

Ferizaj. 16.10.2018. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën e karrigeve dhe tavolinave ‘’LYKENS’’, në Ferizaj.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është aftësimi për punë praktike të studentëve të UShAF, në arritjen e sukseseve dhe avancim të diturisë, sipas plan – programeve mësimore të Fakultetit, por edhe dobiprurëse për arritje në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies sociale.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi përfaqësuesin e Fabrikës ‘’LYKENS’’, z. Bashkim Asllanin për bashkëpunim të ndërsjellë, i cili sipas tij do të siguron profesionist për tregun e punës.

‘’Marrëveshja do të na ndihmoj shumë që studentët tanë përmes Fabrikës së juaj të aftësohen në drejtimet e tyre dhe të sigurojnë një karrierë të suksesshme, e cila është e dobishme për tregun kosovarë. Universiteti ynë do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj, ashtu siç edhe ju do të ofroni kushte për të arritur deri tek rezultatet e synuara’’, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, menaxheri i Fabrikës ‘’LYKENS’’, z. Asllani, falënderoi rektorin Bajraktari për këtë iniciativë të bashkëpunimit dhe premtoj se do të kontribuoj në aftësimin e studentëve përgjatë njohjes së punës praktike në procesin e prodhimit të karrigeve dhe tavolinave.

Fabrika ‘’LYKENS’’, është e specializuar për prodhimet e drurit, e cila produktet e veta i tregëton në vend dhe i eksporton ato jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img