19,03,2024

Urreje vetëm ndjenjën e urrejtjes brenda vetes tënde !

Must Read

Njeriu e mendon ferrin në përjetësi
por ferri ėshtë brenda shipirtit të tij.

E vërtetë se i kemi ca vlera por e kemi edhe një ves:nuk ia pranojmë tjetrit meritat në sukses.
Por a thua kemi urrejtur ndonjëher kaq keq e kaq shumë apo ndoshta rrjetet sociale e rritën urrejtjen me këtë vrull?

E urren familja familjen tjetër
partia partin tjetër,
gazeta gazetën tjetër,
artisti artistin tjetër,
sportisti sportistin tjetër,
mësuesi mësuesin tjetër,
prifti priftin tjetër,
hoxha hoxhën tjetër,
feja fejën tjetër,
lypësi lypsin tjetër,
mjeku mjekun tjetër,etj
Secili urrejmë njëri tjetrin !!!

Dhe secili që urren hyn në barkën e urrejtjes.
Duke u shtuar ditë e më shumë urrejtja do të humb barka nga baraspesha,do të fundosemi me dallgët tona,nga vetvetja.

Sepse urrejtja është shkatërruese.
Është një armik që vret vlerat kulturore e shoqërore,ato më bekuese.

Kur dikush mundohet : mëson e punon
ne jemi të prirur qė ta kritikojmë.
E për ta kritikuar negativisht ne bëhemi syshqiponjë.
Dhe kjo kritikë që rrjedh nga xhelozia ndaj suksesit të tjetrit,duke u rritur bëhet krimb i urrejtjes apo gjarpëri më i rrezikshëm i planetës.

Kur njeriu nuk e shtyp egoizmin e vet, brenda shpirtit të tij bëhet terr.
Dhe ky terr bëhet edhe tmerr.
Xhelozia më kujton atë gjarpërin që lidhet në sharrën e druvarit dhe duke e menduar sharrën si një armik ai provon ta ngulfasë sharrën dhe sa më shumë që e shtërngon aq më shumë e pret vehten në copa copa.
Kështu ndikon urrejtja edhe në jetët tona.

Vetëm mendimi i mirë bëhet dritë në zemra prandaj thuhet: bukuria vjen nga brenda.

Është e shkruar: do të vuaj ai që e ka urrejtjen ves .

Dhe si duket njeriu është shpirtvogël dhe i prirur të urrej me ëndje.

Por meqë meqë xhelozia po sjell vetëm dhëmbje
atëhere :
urreje vetëm ndjenjën urrejtjes brenda vetes tënde!

Hava Kurti Krasniqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img