26,04,2024

UP përkulet para studentëve të rënë gjatë luftës (Video)

Must Read

Ndërkohë, edhe pse kërkesa nuk është trajtuar ende nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfaqësues të tyre kanë thënë se përkulen para atyre studentëve dhe se kërkesa do të trajtohet në momentin e parë të mundshëm.

Kryetari i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti, tha për KosovaPress se kërkesa i është drejtuar Këshillit Drejtues dhe rektorit të UP-së, me shpresën se e njëjta do të realizohet.

Përfaqësuesi i studentëve në nivel vendi, Arben Mehmeti, tregon se qëllimi i këtij memoriali është që të jetë një monument gjithëpërfshirës në nderim të ish studentëve të UP-së.

Ai tha se për një gjë të tillë do të duhej të shpallej një konkurs publik, kurse për detajet e memorialit tha se do të duhej të vendoste një Komision me njerëz specialistë të fushës.

Ndërkohë, i pyetur se si është pritur kjo kërkesë nga vet menaxhmenti i UP-së, zëdhënësi i këtij universiteti i cili njëherit është edhe prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se në parim UP përkulet para atyre studentëve.

Megjithatë, Hoti është shprehur se kërkesa nuk është shqyrtuar ende për shkak se rektori Marjan Dema gjendet në udhëtim jashtë vendit.

Mirëpo, Hoti ka shtuar se në momentin e parë të kompletimit të menxhmentit të UP-së një gjë e tillë do të shqyrtohet.

Unioni i Studentëve të Kosovës e ka paraparë që memoriali të ngritët në kampusin e UP-së, afër Bibliotekës Kombëtare.

Unioni i Studentëve të Kosovës është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve të të gjitha institucioneve të arsimit të larë publik e privat në vendin tonë dhe është i themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës deh Teknologjisë. /KosovaPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img