19,03,2024

Universum angazhon ekspertin gjerman për Studime Duale

Must Read


Studimet duale janë programe që kombinojnë studimet akademike me aftësimin profesional ose
përvojën profesionale në një kompani dhe mundësojnë kyçjen më të lehtë në tregun e punës.
Kolegji Universum zhvillon programin studime duale, përmes së cilit studentëve i’u mundësohet
financim i plotë i studimeve, punë profesionale [me orar të shkurtuar] gjatë tri viteve si dhe
punësim të garantuar.
Norbert Marx nga Gjermania, me përvojë 40 vjeçare në Gjermani dhe botë në fushën e
studimeve duale dhe bashkëpunimit me industrinë, nga tani është pjesë e Kolegjit Universum. Ai
do të punoj me stafin e Kolegjit Universum në zhvillimin e programeve per studime duale dhe
ndërlidhjen sa më të fuqishme me kompanitë dhe industrinë. Gjatë kësaj jave, së bashku me Zv.
Presidentin e Kolegjit Universum për Inovacion dhe Marrëdhënie me Industrinë, Dr. Filip
Ruxho, Z. Marx ka vizituar 15 kompani dhe institucione ku janë diskutuar modalitetet e
bashkëpunimit dhe mundesitë për financim të studentëve nga kompanitë.
Universum është lider në fushën e bashkëpunimit me industrinë dhe mbi 289 studentë këtë vit
financohen nga kompanitë si: Viva Fresh Store, Baruti AG, ASHA Graphics, BPM Group, My
Solutions, Vision Agency, Fox Group, Albina Dyla Company dhe Kolegji Universum.
Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar
partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe
zhvillimin e sektorëve në Kosovë. Prandaj, Kolegji Universum është në kërkim të partnerëve
cilësorë për të nisur dhe zbatuar projekte që nxisin ndryshime positive në shoqëri dhe rrisin
aftësitë dhe njohuritë e brezave të rinj. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnë
studimet akademike gjatë kohës që punojnë në një kompani / institucion të fushës së tyre
përkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale. Për më shumë informata ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-
ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img