Lajme

Universiteti i Prishtinës shpenzoi 25 mijë euro mbushje telefoni pa procedurë të prokurimit


Publikuar më:


Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur shumë pa rregullsi edhe në institucionin kryesor të dijës në Kosovës.

ZAP gjatë auditimit të UP-së ka gjetur se janë shpenzuar 25 mijë euro për mbushje telefoni, pa ndonjë procedurë të prokurimit, raporton Indeksonline. Po ashtu ZAP ka gjetur se faturat nuk janë kryer me rregullë.

“Vlerë e dobët për paranë në shpenzimet e telefonisë mobile dhe biletave – Shpenzimet për telefoni mobile për vitin 2015 ishin 25,004€. Shërbimet ishin blerë nga operatori “Vala” përmes kartelave mbushëse pa ndonjë procedurë të prokurimit. Gjithashtu edhe për shpenzimet e biletave të udhëtimeve zyrtare është vepruar njësoj”.
ZAP ka dentifikuar se disa kontrolle menaxheriale ndaj aktiviteteve të prokurimit nuk janë zbatuar me konsistencë dhe kjo ka rezultuar me grumbullimin e faturave dhe mos pagesa me kohë.
“Për kontratën për furnizim me material zyrtar, faturat nuk ishin paguar sipas afatit të tyre mirëpo ishin grumbulluar nga muaji qershor deri në nëntor, duke rezultuar me 32 fatura në shumë 34,760€. Si pasojë, 28 fatura ishin paguar pas afatit ligjor prej 30 ditëve. Kjo ka ndodhur si rezultat i kuptimit të dobët të kërkesave për pagesat e faturave brenda afatit 30 ditë. Përgatitje e dobët e specifikave teknike dhe kritereve të tenderit – Në dy raste kriteret e “larta” të vendosura në dosjen e tenderit kanë rezultuar me mungesë të operatorëve të përgjegjshëm, dhe rishpallje të tenderit. Si pasojë e kësaj është vonuar realizimi i projekteve. Për kontratën “Furnizim me pajisje të teknologjisë informative” i ndarë në tri llote nuk është planifikuar mirë disponueshmëria e fondeve sepse vetëm 2 nga 3 llotet e arrinin shumën 208,297€, ndërsa në dispozicion ishin 210,000€; dhe Specifikat teknike të kontratës “Furnizim me pajisje të ndryshme në laboratorin e FSHMN-së ishin të mangëta. Njësia kërkuese kishte përshkruar specifikat në mënyrë identike me katalogun e kompanisë fituese duke vendosur edhe fotot në dosjen e tenderit. Kjo është në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit dhe mund të perceptohet si favorizuese ndaj një kompanie të caktuar. Përkundër kësaj, zyra e Prokurimit nuk i kishe përmirësuar specifikat e njësisë kërkuese sepse sipas zyrarëve të prokurimit kjo është kërkuar të vendoset nga menaxhmenti i universitetit”, thuhet në raportin e ZAP-it raporton Indeksonline.

ZAP ka gjetur se buxheti i pagave dhe mëditjeve nuk ishte planifikuar mirë sepse kompensimi i shtesave për përvojë të punës nuk ishte paraparë në rishikim të buxhetit

“Realizimi i buxhetit nuk ishte në nivelin e pritur. Ndërkohë që një pjesë e suficitit ishte jashtë kontrollit të universitetit siç ishte rasti i uljes së tarifave të të hyrave vetanake, shpenzimet e tjera kanë mundur të bëhen në fund të vitit. Kjo nuk ka ndodhur sidomos në shpenzimet kapitale si rezultat i procedurave burokratike të kontrollit, mbikëqyrjes jo efikase të projekteve kapitale, vonesave në procedura të prokurimit etj; Buxheti i pagave dhe mëditjeve nuk ishte planifikuar mirë sepse kompensimi i shtesave për përvojë të punës nuk ishte paraparë në rishikim të buxhetit. Kjo ka qenë një ndër shkaktarët për mos pagesën e orëve mbi normë ndaj profesorëve që arrinin në fund të vitit vlerën 775,190€; dhe Një numër i caktuar i pagesave ishin keq-klasifikuar. Katër pagesa me vlerë të përbashkët 75,298€4, ishin paguar nga investimet kapitale ndërsa blerjet i takonin kategorisë mallra dhe shërbime. Derisa dy pagesa me vlerë të përbashkët 12,5595€ të ekzekutuara nga thesari, janë bërë nga subvencionet për mallra dhe shërbime. Po ashtu, kishte keq-klasifikime tjera në vlerë 133,698€, brenda kategorisë së njëjtë ekonomike por në kode të gabueshme”.

Po ashtu kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për të parandaluar çështjet e mëposhtme. Planifikim i dobët i prokurimit – Njësia e Prokurimit e UP-së nuk e kishte bërë një plan të konsolididuar mirëpo, 15 plane individuale të përgatitura nga fakultetet ishin dërguar në Agjencinë Qendrore

Po ashtu auditori ka gjetur se në UP ka që angazhohen me orë mbi normë dhe me dy marrdhënie pune.

“Rregullorja e UP-së për të ardhurat personale përcakton që personeli akademik me dy marrëdhënie pune (me cilindo universitet) nuk mund të angazhohet me orë mbi normë. Në një rast i angazhuari ishte në dy marrëdhënie të punës, në universitetin e Prishtinës me kontratë primare ndërsa në atë të Pejës me kontratë sekondare. Përkundër kësaj ai ishte angazhuar për orë mbi normë në univerzitetin e Prishtinës dhe të Gjilanit. Përveq kësaj, nuk ishte aplikuar ndëshkimi (i parashikuar me rregullore) ndaj ligjërueseve për mosplotësimin e orëve minimale të ligjërimit dhe të cilët ishin kompensuar edhe për orët e pambajtura. Ishin edhe disa mangësi tjera procedurale lidhur me kalkulimin, evidentimin dhe pagesën e orëve mbi normë për të cilat kemi njoftuar rektoratin dhe kemi marrë sigurinë për eliminimin e tyre”, thuhet në raportin e ZAP-it,

Po ashtu ky institucion ka gjetur se në UP nuk janë bërë ndalesat e pushimeve të lehonave dhe gjatë përllogaritjeve të bëra, shtesat ishin trajtuar si pjesë përbërëse e pagës bazë.

“Nga shqyrtimi i dosjeve të personelit, ne kemi identifikuar disa mangësi si në vijim: Ndalesat për pushimet e lehonisë nuk ishin zbatuar sipas rregullores në fuçi për shërbyesit civil. Sipas rregullores, për gjashtë muajt e para lehonat kompensohen 70% të pagës bazë. Mirëpo gjatë përllogaritjeve të bëra, shtesat ishin trajtuar si pjesë përbërëse e pagës bazë. Kjo ka bërë që pagat e lehonave të jenë më të larta sesa që duhej. Në një rast, shtesat në pagën bazë ishin mbipaguar gabimisht për 1,500€. Kjo pasi që pas ngritjes në detyrë, të promovuarit iu ishin shtuar dy shtesa të reja mirëpo nuk i është ndalur shtesa për pozitën e më hershme, . Rishikimi i dosjeve të personelit ka identifikuar se mungonin vlerësimet të performancës së punonjësve në katër dosje të shqyrtuara”.

Po ashtu procesi i regjistrimit dhe raportimit të obligimeve të pa paguara nuk është i formalizuar dhe është jo efektiv sepse nuk siguron plotësinë e të gjitha obligimeve thuhet në raport.

“Në fund të vitit 2015, obligimet e papaguara ndaj ligjëruesve për orët e ligjëruara mbi normë ishin në vlerë prej 755.190€. për më tepër kjo shumë nuk ishte shpalosur fare në PVF si obligime të papaguara. Nuk ka procese formale për regjistrimin e faturave të pa paguara. Faturat nuk protokollohen dhe kësisoj nuk dihet data kur ato janë pranuar; dhe Nuk janë përmbushur kërkesat për raportim të obligimeve konform rregullës financiare për raportim të obligimeve sepse Universiteti nuk kishte raportuar në baza mujore”.

Comments
To Top