20,04,2024

UNDP-ja e interesuar të investoj në rekonstruimin e objekteve trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa ka pritur në një takim menagjeren e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” znj. Nilgun Arif, zyrtarja e projektit znj. Lorika Hisari dhe përfaqësuesit e programit të UNDP-së në Kosovë. Vlera e përgjithshme e projekti i cili do të zbatohet në Komunën e Rahovecit është 1,560,000, dhe donatorë është Komisioni Evropian.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së për interesimin e tyre për investime në Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë-Rahovec dhe tha se jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për zbatimi e këtij projekti i cili është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë kulturore në Komunën e Rahovecit.

Nilgun Arif , menagjere e projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë “, tha se projekti ka të bëjë me rekonstruimin e objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit. Ajo po ashtu u shpreh se për realizimin e këtij projekti Komuna e Rahovecit duhet të propozoj një listë me objekte të cilat kanë nevojë të rekonstruohen. Në kuadër të listët duhet të jepet arsyetimi, shumën dhe vendi i shfrytzueshmërisë pasi që mjetet janë të kufizuara.

Vlera e përgjithshme e cila do të investohet në rekonstruimin e objekteve të trashëgimisë kulturore përmes projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” është rreth 200 000 euro. Donatorë në realizimin e këtij projekti është Komisioni Europian./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img