27,04,2024

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Gjykatën e Ferizajt u anuluan 128 seanca

Must Read


Më 24 nëntor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim për pezullimin e punëve në gjykata. Ky vendim erdhi si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kthim të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve sikurse në vitin 2017.

Që nga 24 nëntori, në Gjykatën e Ferizajt dhe degët e saj, kanë dështuar gjithsej 128 seanca gjyqësore. Vetëm në Gjykatën e Ferizajt kanë dështuar 110 seancam në Kaçanik 11 seanca ndërsa në Shtërpcë 7 seanca.

Për shkak të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, qindra seanca kanë dështuar të mbahen në të gjitha gjykatat e Kosovës derisa vetëm në atë të Prishtinës nuk janë mbajtur 113 të tilla ndërsa në atë të Prizrenit janë anuluar 188 seanca.

Vendimi i KGJK-së ka prekur edhe Gjykatën Komerciale, në të cilën që nga 24 nëntori kanë dështuar të mbahen rreth 40 seanca.
Në mbledhjen e 23 nëntorit, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017 kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri Albin Kurti, i cili tha pagat në sistemin e drejtësisë nuk kanë mundur të ulen për shkak se në Kushtetuese ka qenë trajtimi i ligjit të pagave.

“Vendimi i marr paligjshëm dhe në konflikt interesi, i qeverisë së kaluar, në vitin 2017 për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar është shfuqizuar me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12 shkurt 2020, ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, marrë parasysh që ishte në procedurë trajtimi nga Gjykata Kushtetuese ligji i pagave”, deklaroi kryeministri Kurti.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, tha se ulja e pagës do të bëhet në mënyrë graduale dhe jo menjëherë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img