Ferizaj

Besim Ugzmajli: Mes datave 25 dhe 28 dhjetor jepet premiera e radhës në Teatrin ‘Adriana’


Publikuar më:


Teatri i Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” (Adriana) është në vlugun e punës për realizimin e shfaqjes “Vizita e zonjës plakë” me regji të Sulejman Rushiti.Regjisori Besim Ugzmajli, udhëheqës artistik në Teatrin “Adriana” ka thënë për Kallxo.com se puna për realizimin e shfaqjes së radhës po ecën shumë mirë dhe stafi është në ditët e fundit të provave dhe organizimit rër premierën.


Besim Ugzmajli

Ugzmajli ka thënë se premiera e shfaqjes, “Vizita e zonjës plakë” pritete të jepet në fund të këtij muaji.

“Ekipi i shfaqjes dhe regjisori, janë duke bërë përpjekje maksimale që shfaqjen ta japim premierë brenda muajit dhjetor, dhe orientimisht besojmë që brenda datave 25-28 dhjetor, ne do japim premierë produksionin tonë më të ri të Teatrit ‘Adriana’”, ka thënë regjisori Ugzmajli.Ai ka thënë se për shkak të masat anti COVID-19 do të jenë të detyruar që premierën ta japin 3 orë para fillimit të kufizimëvë të levizjes së qytetarëve.“Kufizimet kanë shkaktuar shumë probleme edhe në mbarvajtjen e aktiviteteve teatrore ne gjithë vendin, ne jemi të detyruar që shfaqjen ta japim në kohë së paku 3 orë para kohës së kufizimit dhe kjo sigurisht që nuk do të jetë koha ma e përshtatshme. Ne kemi një publik besnik të teatrit, të cilët sigurisht që do të jenë të pranishëm pavarëisht kohës së premierës dhe reprizave në vazhdim”, ka potencuar ai, për Kallxo.com.Për shkak të përhapjes së pandemisë dhe masave anti COVID-19, sidomos kufizimine lëvizjes së qytetarëve pas orës 19:00, Teatri “Adriana” u detyrua të anulojë repertorin për muajin nëntor.

“Ne për shkak të kufizimeve, jemi detyruar që të anulojmë një repertorë të tërë gjatë muajit nëntor, mirëpo, shpresojmë që nga janari për aq kohë sa do të na mundëzojnë masat anti covid-19, ne do të përpiqemi të i ofrojmë qytetarëve repertor të larmishëm me prodhimet tona dhe prodhimet mysafire”, ka thënë për Kallxo.com, Besim Ugzmajli, udhëheqës artistik në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

To Top