26,04,2024

U promovua libri “1357 Top aforizma sportive” nga autori Enver D. Halili

Must Read

Në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti,  u bë promovimi i librit “1357 Top aforizma sportive”, të autorit Enver Halili.

Në fjalën hapëse të këtij promovimi, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë, Kaltrina Sylejmani, pasi përshëndeti promovimin në emër të Kryetarit të Komunës z.Sokol Halitit, tha se: ” Trajneri Enver Halili, me punën e tij me përkushtim ka treguar në vazhdimësi suksese të rëndësishme për sportin vitias. Ne si institucion i mbështesim organizimet e tilla, sidomos kur ato në vete bartin dhe shprëndajnë motivim dhe inspirim për gjeneratat e reja, për tu angazhuar në sport nga një autor e mbi të gjitha nga një sportist që i ka dhënë të gjitha për zhvillimin sportiv me shumë profesionalizëm dhe dashuri”- tha Sylejmani.

Ndërkaq në fjalën e tij z. Mexhit Devaja, ish kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe nënkryetar i KON-it, pasi uroi autorin Halili për librin “1357 Top aforizma sportive” . ” Enver Halili me kwtw libwr ka bwrw njw punë tw jashtëzakonshme. Cdo aforizëm që kam lexuar ka një domethënie të jashtëzakonshme. Aty ka shumë për tu mësuar dhe për të fituar përvojë”-tha Devaja.

Promovimin e përshëndeti edhe z.Salih Salihu, deputet i Kuvendit të Kosovës, Avni Misini ish-bashkëlojtar dhe Ilir Murtezi redaktor i librit.

14424871_1288804327820749_4334205034653903557_o-114435000_1288804191154096_4351944361603619440_o14480573_1288804284487420_2953519295494534364_o14500491_1288804454487403_3516676644767434476_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img