20,04,2024

Përurohet punëtoria për paketimin e sheqerit, projekt i “Handicap Kosova” dhe Komunës së Ferizajt

Must Read

Persona me aftësi të kufizuar nga Ferizaj, të prirë nga shoqata “Handicap Kosova”, përuruan sot punëtorinë për paketimin e sheqerit, një investim ky i shoqatës dhe Komunës, që ka arritur të punësojë disa veta. Përurimit iu bashkuan Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, deputeti Milazimn Haliti e të tjerë.

Ylber Selmani nga “Handicap Kosova”, vuri në dukje se kjo është një nismë që tregon se me ide të mira dhe me mbështetje adekuate, personat me aftësi të kufizuara nuk ka nevojë të jenë barrë e askujt, por ata mund të punojnë për të krijuar mirëqenie për veten e tyre, por edhe për familjet.

Ministri Abrashi tha se nisma e personave me aftësi të kufizuar nga Ferizaj, përbën një model që duhet përhapur sa më shumë edhe në qendra të tjera të Kosovës. Ai u angazhua që pushteti të marrë obligime në raport me personat me aftësi të kufizuar, duke zbatuar disa programe, si subvencionimi i pagave. Ministri Abrashi përmendi mundësinë që nga viti i ardhshëm në buxhetet e komunave të futet granti për shërbime sociale, i cili do ta përmirësonte mundësinë e plotësimit të nevojave të PAK.

Ndërsa kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tregoi mbështetjen që po u jep pushteti lokal personave me aftësi të kufizuar. Veç investimit prej 7 mijë euro në punëtorinë e përuruar sot, Svarqa foli edhe për përshtatjen e trotuareve për nevojat e PAK, ashensorin e ndërtuar në fund të vitit të kaluar në ndërtesën e Komunës etj.

Në përurimin e punëtorisë së paketimit të sheqerit, e cila vepron në objektin e njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’, u tha se do të ketë edhe investime të tjera të këtij lloji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img