19,04,2024

U pensionua nga futbolli, por fiton aq sa Messi (Foto)

Must Read

messi-clasico

David Beckham në vitin 2015 pati të ardhura të njëjta me ato të Lionel Messit, përkundër faktit se është pensionuar nga futbolli.

Sipas ‘Calcio Finanza’, David Beckham fitoi 65 milionë dollarë vitin e kaluar, dhe kështu ai renditet në majat e listave të sportistëve më të pasur në botë, përcjell Gazeta Blic.

Kjo listë, e përpiluar nga ‘Forbes’, zbulon se Michael Jordan është në krye të listës me 110 milionë dollarë të fituara.

Por, Beckham renditet i dyti në listë, ndërsa ish-lojtari i golfit Arnold Palmer renditet i treti me 40 milionë.

Përkundër faktit se Beckham nuk është më aktiv në sport, ai vazhdon të jetë në krye të listave të atletëve më të pasur.

Në listën e sportistëve më të paguar për momentin, Beckham do të renditej i gjashti pas Floyd Mayweather, Manny Pacquiao, Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Roger Federerit. /Gazeta Blic/

capsule-collection-kent-curwen-inspired-by-david-beckham-will-be-released-in-autumn-2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img