19,04,2024

U organizua turneu i pare i veteranve për nder të pingpongistit ferizajas, Gani Maloku

Must Read

Dje, 12/10/19, në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga u organizua për herë të parë turneu i veteranëve Gani Maloku në bashk-organizim të FPPK-së dhe KPP Gani Malokut. Shumë shokë e familjar ishin prezent për të nderuar mikun e tyre duke garuar në sportin që edhe Ganiu ishte i rregullt. Një përshkrim të shkurtë për Ganiun e bëri kryetari i klubit me të njëjtin emër, Shkelzen Islami. Pastaj edhe kryetari i veteranëve Remzi Shala i kujtoj disa momente për Ganiu e pastaj e shpalli të hapur këtë turne memorial, që pritet të jetë i vazhdueshëm.

Në përgjithësi pjesëmarrësit ishin nga klubet e Kosovës si dhe disa nga Shqipëria, të cilët garuan në 4 kategori: 40-49, 50-59, mbi 65 si dhe në garat e çifteve.

Në grupmoshën 40-49, në gjysmëfinale u plasuan Erxhan Karabaxhaku, Hamzi Ajeti, Eroll Karabaxhaku dhe Alimehmet Kaqaniku. Dueli ndërmjet Erxhan Karabaxhakut dhe Hamzi Ajetit e fitoi Erxhani pas një loje të ngushtë, me rezultat 3:1. Në ndeshjet ndërmjet Eoll Karabaxhakut dhe Alimehmet Kaqanikut, befasoi Erolli duke triumfuar po ashtu me 3:1. Në ndeshjen finale ndërmjet dy vëllezërve Karabaxhaku, triumfoi më i riu me rezultat të ngushtë 3:2.

Grupmosha 50-59, në gjysmëfinalen e parë Eroll Boshnjaku ishte më i mirë se Viran Mahmutaj me 3:0, me rezultat të njëjtë fitoi edhe Dritan Lasak ndaj Remzi Shalës. Finalja ishte një ndeshje shumë e fortë ndërmjet Erollit dhe Dritanit, triumfoi Dritani me 3:1 në seta.

Në grupmoshën mbi 65 vjeçe ishin 5 pjesëmarrës të cilët garuan secili me secilin, i pari edhe kësaj radhe doli Shaip Reçica, i pasuar nga Vehbi Raçi, vendin e tretë e mori Jakup Bibaj, i katërti Jakup Kasapolli e i pesti Faik Çitaku..

Tre vendet e para u shpërblyen me diploma e medalje, kurse kampionët edhe me Kupa. Shpërblimet i ndau Kryetari i Shoqatës së veteranëve Remzi Shala.

RENDITJA PËRFUNDIMTARE

GRUPMOSHA 40-49 VJEÇ

  1. Erxhan Karabaxhaku
  2. Eroll Karabaxhaku
  3. Ali Mehmet Kaqaniku 
    3. AHamzi jeti

50-59 vjeç

  1. Dritan Laska
  2. Eroll Boshnjaku
  3. Remzi Shala 
    3. Viron Mahmutaj

Mbi 65 vjeç

  1. Shaip Reqica
  2. Vehbi Raçi
  3. Jakup Bibaj
  4. Jakup Kasapolli
  5. Faik Çitaku

ÇIFTET:

  1. Eroll Boshnjaku/Eroll Karabaxhaku
  2. Alimehmet Kaqaniku/Erxhan Karabaxhaku
  3. Remzi Shala/Hamzi Ajeti
    3. Dritan Laska/VIron Mahmutaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img