29,03,2024

U mbajt diskutimi i fundit për projektbuxhetin 2022-2024 në fshatra, banorët propozojnë projekte të reja

Must Read

Pasditen e sotme, vijoi dita e katërt e diskutimeve publike me qytetarët, për hartimin e projekt buxhetit 2022-2024, diskutime këto të ndara në dy termine kohore, njëra në shkollën “Bilall Shala” me banorët e fshatrave Llojza, Lloshkobare, Kosinë, Koshare, Dremjak, Muhoc, Saraishtë, Slivovë si dhe në shkollën “Liman Rekaj” ku u diskutuan me banorët e fshatrave Cërrnillë, Prelez i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive, Surqinë, Mirash, Tërrn, Luboc, Bablak, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive, Softaj, Sazli, Pojatë, Rahovicë, Papaz.

Në prezantimin e mundësive buxhetore për përfshirjen e projektpropozimeve të reja nga banorët e fshatrave të lartcekura, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, njoftoi se buxheti i investimeve kapitale për vitin pasrendës është 10,7 milionë euro, fond ky që pas konsultimeve me qytetarët si ky i sotmi, do të krijoj mundësinë për përfshirjen e projekteve të reja në këtë skemë buxhetore.

Banorët e fshatrave të lartcekura, u shprehën të kënaqur me investimet komunale të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë lehtësuar jetën e banorëve. Gjithashtu, banorët e fshatrave dhe udhëheqja e fshatrave të lartcekura parashtruar edhe projekte të reja si finalizimi me asfalt i rrugicave të mbetura në disa fshatra, ndërtimi i kopshteve për fëmijë, qendra shëndetësore, rregullimi i hapësirave të gjelbërta publike, fusha sportive, shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në disa lagje të mbetura të fshatrave, rregullimi i Parkut, hipodromit, monumentit për fëmijë, muzeut të tankut siç ishin ato të prezantuara nga përfaqësues të Prelezit të Muhaxherëve, e të tjera investime që kërkuan banorët të realizohen gjatë harkut kohor 2022-2024.

Për problematikat që u ngritën nga banorët, drejtorët e drejtorive komunale dhanë përgjigje.Ky është edhe diskutimi i fundit publik për hartimin e projektbuxhetit 2022-2024, ku deri më tani janë kryer 7 diskutime publike me banorët e përfaqësuesit duke përfshirë gjithë fshatrat e Ferizajt dhe zonën urbane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img