Ferizaj

Ferizaj: U diskutua Statuti i Galerisë së Arteve “Ismail Rama”


Publikuar më:


Artistë e drejtues të institucioneve të kulturës, Drejtorisë se Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kryesuesja e Kuvendit, ishin mbledhur sot në ambientet e Kuvendit për diskutimin publik të Statutit të Galerisë së Arteve “Ismail Rama” në Ferizaj.

Është ky një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm që i ka munguar këtij institucioni deri më tani e që rregullon të gjitha çështjet vendimmarrëse, organizative e financiare tha drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani. Ajo shtoi se fokusimi i kësaj qeverisje, përveç mbështetjes së drejtpërdrejt të komunitetit artistik është edhe fuqizimi i këtyre institucioneve në infrastrukturën e tyre ligjore, që siguron mbarëvajtjen afatgjate të punës në këto institucione.

Artistët, duke vlerësuar pozitive këtë nismë të qeverisjes, vunë theksin tek aspekti buxhetor e organizativ që do të ndikonte në mirëfunksionimin e institucionit. Gjithashtu, u dhanë propozime të ndryshme, sugjerime e vlerësime edhe për pjesë të caktuara të Statutit, përfshirja e së cilave në draftin përfundimtar që do t’i prezantohet për miratim anëtarëve të Kuvendit, do ta bënte këtë akt themeltar -Statut, funksional e të dobishëm për veprimtarinë e rregullt të Galerisë së Arteve “Ismail Rama” në Ferizaj.

To Top