19,04,2024

Turnir në volejboll me rastin e 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Në pallatin e sporteve “Bill Clinton” këtë të premte është mbajtur turnir i institucioneve në volejboll femrat në prag të 17 shkurtit-Ditës së pavarësisë së Kosovës, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti e bëri drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ndërsa e ka vlerësuar tejet lart këtë aktivitet sportiv. Ajo ka thënë se ky aktivitet kësaj herë, po bëhet edhe për përkapjen e ferizajasit Jetmir Vehbiut.

Pjesëmarrëset  e këtij turneu i ka përshëndetur edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka theksuar se gara të tilla tashmë janë bërë tradicionale, ndërsa ka ftuar të gjithë të pranishmit që të kontribuojnë sadopak për të riun, Jetmir Vehbiu.

Në këtë turne morën pjesë ekipet nga Policia, Spitali, Qendra për Punësim si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img