12,07,2025

Tre persona shoqërohen në polici për grabitjen në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme dhe ka shoqëruar tre persona që janë intervistuar lidhur me rastin e një grabitjeje të armatosur të hënën në një argjendari në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë, dy të dyshuar të maskuar kishin grabitur një sasi ari pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri dhe me forcë kishin marrë një veturë me të cilën gjatë ikjes kishin aksidentuar dy vetura. Gjatë të shtënave është dëmtuar një veturë.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar intensivisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img