29,03,2024

Tragjedi në Zvicër: Italiani vret 32-vjeçarin nga Drenasi

Must Read

Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një italian.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit.

Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, dyshohet të jetë vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij ka jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.

Gashi është vrarë me tre plumba, përderisa ai po pastrohej në banjë, teksa autori i vrasjes ka menduar se aty ndodhej serbi me të cilin ai kishte probleme, ka mësuar Gazeta Express.

Italiani, i moshës 38-vjeçare, është arrestuar nga policia, dhe e ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur në pasditen e 4 korrikut.

Policia tani është në kërkim edhe të një personi, që besohet të ketë qenë pjesë e vrasjes.

Në shtëpi thuhet të kenë qenë edhe dy shqiptarë, të cilët kanë ikur nga një dritare gjatë ngjarjes tragjike.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë që dy persona kanë qenë të veshur me rroba sportive, dhe kanë pasur një çantë sportive me vete.

Ata gjithashtu i kanë thënë policisë që shtëpia ku ka ndodhur krimi nuk ka pasur kurrë probleme, ndonëse e kanë ditur që aty nuk kanë jetuar njerëz që e kanë folur gjuhën gjermane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img