Sport

Totti lamtumirë Romës, kalon te ky ekip


Publikuar më:


totti-1

Legjenda e Romës, Francecso Totti, duket se do të transferohet në Amerikë në merkato.

Pas fundjavës ku ai shënoi golin i cili me shumë gjasë do të jetë goli i tij i fundit në futbollin italian, legjenda e Romës Francesco Totti duket se ka vendosur për të ardhmen.

Totti thuhet se në verë do të transferohet në ligën e Amerikës veriore, te New York Cosmos, përcjell Gazeta Blic nga “Sky Sports”

39-vjeçari nuk e pranoi ofertën për kontratë një vjeçare nga Leicester City, duke lëshuar kështu mundësinë për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij Claudio Ranieri, në sezonin e parë për klubin në Ligën e Kampionëve.

Totti ka bërë më shumë se 750 për Romën në të gjitha garat dhe ka shënuar më shumë se 300 gola për ekipin romak.

Pritej që Totti do të pensionohej nga futbolli në fundin e sezonit, por duket se mundësia për të luajtur në Amerikë e ka tërhequr sulmuesin veteran. /Gazeta Blic/

Comments
To Top