26,04,2024

Topalli: Top-keqpërdorimet e institucioneve për vitin 2015 (video)

Must Read

Faton Topalli, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së, ka folur në lidhje me raportet e Auditorit të Përgjithshëm.
Raporti i Auditorit për Ministrinë e Financave, sipas Topallit, se tregon që kemi gjendje të keqe të organizatave buxhetore në Kosovë.

“Kontrolli i brendshëm në Ministri të Financave nuk funksionon. Kemi një përkeqësim të gjendjes në vitin 2015, më keq se vitin 2014”, ka thënë Topalli.

Deputeti Topalli foli edhe për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku tha se janë bërë shumë shkelje.

“Në MKRS janë paguar mjetet për dy koncerte ndërsa është mbajtur vetëm një koncert. Në 3 muajt e fundit janë shpenzuar 76% të mjeteve”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sipas Topallit, ka bërë shpenzime pa leje, gjegjësisht ka shkel ligjin.

“Ka tender ku përshkruhet çmimi 2.95 euro për një gomë. Ku ka goma 3 euro”, pyeti Topalli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img