26,04,2024

Topalli premton rritje të buxhetit për të rinjtë

Must Read

 

Ferizaj.19.10.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës Faton Topalli, është takuar me të rinjtë ferizajas. Topalli tha se gjatë këtyre viteve komuna ka ndarë buxhet shumë të vogël për të rinjtë, derisa për çdo vit e ka rritur atë për dreka e darka zyrtare.

“Rinia është një element i rëndësishëm duke pasur parasysh faktin që shumica e popullsisë në Kosovë janë të rinj, programi jonë qeverisës përfshinë të gjitha fushat edhe rininë qoftë në fushën e punësimit, arsimit, sportit, mjerisht nga buxheti janë ndarë nga shumë pak mjete për rininë, vetëm 10 mijë euro, në ndërkohë që është shtu për 60% buxheti për dreka e darka dhe udhëtime jashtë vendit, ndërsa rinia do të jetë prioritet gjatë qeverisjes sonë dhe do ta kemi parasysh si një grup i madh i cili ka nevojë për mbështetje institucionale sidomos në fushën e kulturës, arsimit, e të sportit, gjë që deri tani nuk është bë”,tha Topalli.

Topalli premtoi se do të angazhohet që të krijoj hapësira sportive për të rinjtë, duke u zotuar se çdo veprim do ta bëj me ta.

“Me pjesën e programit tonë kur themi se do ta rigjenerojmë qytetin, lagjet dhe fshatrat po ashtu edhe hapësira publike mendojmë t’i bëjmë të këndshme për të rinjtë, me kënde sportive dhe të gjelbra, shkollën e arteve si prioritet që ka të bëj për të rinjtë, rregullimin e sallës së sporteve, teatrit “Adriana”, pra në të gjitha fushat ku ne do të angazhohemi rinia është pjesë e angazhimeve tona, por mbi të gjitha do të merremi vesh bashkë me artistë e artiste për problemet që i kanë, të cilat për neve janë të njohura dhe për zgjidhjet që ata i kanë, sepse mendojmë se vetëm duke diskutuar bashkërisht mund të gjejmë zgjidhje të përbashkëta të cilat janë të kënaqshme për ta”, tha Topalli.

Në këtë takim me të rinjtë nuk mungoi as muzika, ku për disponimin e tyre u përkujdes këngëtari Shpend Hysaj, që është edhe kandidat i Vetëvendosjes për asamblist, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img