27,04,2024

Topalli: Më 22 Tetor do të marrin fund problemet e qytetarëve ferizajas

Must Read

Ferizaj.17.10.2017. Këtë të marte Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka mbajtur tubim zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje  ka mbajtur  tubimin kryesor zgjedhor në sheshin “Adem Jashar” ku morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të këtij subjekti politik.

Tubimin e ka hapur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili tha se  Ferizajn po e presin ditë të mira, duke theksuar se ky qytet ka nevojë për një lider si FatonTopalli.

Aty ishte “kalimthi”  edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Fisnik Ismajli i cili tha se  ka ardhur këtu me biçikletë për të përkrahur Faton Topallin për të vazhduar për Kaqanik në përkrahje të kandidatëve  nga kjo komunë.

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga kjo parti Faton Topalli, tha se nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me pushtetin lokal, do të qeverisë me duar të pastra.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje Albin Kurti, tha se problemet e Ferizajt do të përfundojnë me marrjen e pushtetit nga Faton Topalli. Ai tha se Vetëvendosje do të zgjidh problemin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave
.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë tubim prezantoi 45 kandidatët të cilët garojnë për asamble komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img