23,04,2024

Tmerr në burgje, ja si po maltretohen të akuzuarit e Grupit të Kumanovës

Must Read

largea_rasti-kumanoves1461316301

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës po maltretohen nëpër burgjet ku po vuajnë paraburgimin.

Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se dhunë po ushtrohet ndaj të paraburgosurve që akuzohen për 9 dhe 10 majin në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Tani është gjendja e përmirësuar, por në momentin kur është dhunuar pra në seancën paraprake ishte në gjendje të keqe tani gjendja i është përmirësuar pak. Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer, kurse Sedel Miftari tek këmba ka pasur lëndime”, tha Naser Raufi, Avokat mbrojtës.

Dhuna ndaj tyre konfirmohet edhe nga familjarët, por edhe avokatët mbrojtës. Një viktimë e kësaj dhune është Bajram Elshani, njëri nga 29 të akuzuarit.

“Kur është kthyer prej gjyqit e kanë rrahur, një dhëmb ja kanë thyer, kishte pasur shenjë në qafë dhe në kokë, e kanë rrahur duke e dërguar në burg”, u shpreh Jetullah Elshani, Babai i Bajram Elshanit.

Por institucionet bëhen se gjoja nuk dijnë asgjë dhe nuk kanë marrë denoncime. Lidija Gavrilovska nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë tha për TV21 se nuk është në dijeni për ushtrim të dhunës ndaj të paraburgosurve të grupit të Kumanovës. Komiteti i Helsinkit i cili si organizatë është e specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thotë për TV21 të mos jetë deponuar asnjë ankesë në adresë të saj nga të akuzuarit e Lagjes së Trimave.

Përgjigje të njëjtë i ka kthyer TV21 edhe institucioni i Avokatit të Popullit, se ankesa për maltretim nuk ka bërë askush tek ta. Seanca e radhës për Grupin e Kumanovës vazhdon më 11 maj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img