20,04,2024

Tifozi i Sunderlandit që përloti botën po feston Krishtlindjet e fundit (VIDEO)

Must Read

Mjekët kanë diagnostikuar se 5 vjeçari vuan nga një kancer i rrallë, dhe atij për fatin e keq i kanë mbetur edhe pak javë jetë.

Kjo ka bërë që përgjatë këtyre ditëve, e gjithë bota të solidarizohet me të, duke i dërguar mbështetje në forma të ndryshme.

E gjitha nisi me skuadrën e Sunderland, që ia realizoi ëndrrën duke e veshur me fanellën e tyre dhe duke ia mundësua ekzekutimin e një penalltie në ‘Stadiumin e Dritave’, shkruan lajmi.net.

Një nga ëndrrat tjera që kishte pesë vjeçari, ishte marrja e sa më shumë kartolinave për Krishtlindje.

Thirrjes së tij i janë përgjigjur shumë njerëz nga e gjitha bota. Deri më tani ai ka pranuar 250 mijë urime.

Mediet në Britani kanë shkruar se Bradley i vogël fitoi zemrat e gjithë botës me qëndrimin e tij pozitiv dhe buzëqeshjen që dhuron në fytyrën e tij

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img