27,04,2024

Ti mik i vogël

Must Read

Gazmend Badivuku

Mbaje n’mend këtë datë, është ditëlindja e ujit, ditëlindja e familjes dhe e jotja.

Çdo ditë këto pika janë shpresë për buzëqeshje, për pastrim, për freski, për mbijetesë dhe për ditëlindje të njerëzve në planetë.

-ne, të riturit bëjmë rregulla dhe ligje për njerëz tjerë,

-ne të riturit shkruajm dhe aprovojmë vendime për pastërti,

-ne bëjmë kërkesa për zbatime ligjesh,

-ne kujdesemi për natyrë, qiell, male, kodra, lumenj, liqejë, det’ e oqeane, lagje, fshatra, qytetet…

-ne kujdesemi në shkrim por jo në realitet,

-ne s’i s’na vërejnë i hudhim plehrat, gjësendet, mbeturinat kudo,

-ne prodhojmë dhe hudhim mbrturinat,

-ne flasim por s’ju mbrojmë sa duhet,

-ne dashurinë ndaj brezit të ri e kemi shndërrua në dhurata të shtrenjta,

-ne më të vlefshmën dhe shtrenjtën e kemi gratis,

-ne pikat që na mbajnë në jetë e ndotim deri në fund,

-ne jetë konsiderojmë veç atë brenda mureve të pastra në shtëpi,

-ne jemi abuzues ndaj më të rëndësishmes,

-ne jemi të paditur sepse juve ju duhet para se gjithash uji i pastër për një jetë të shëndetshëm.

22 marsi Dita Botërore e Ujit dhe vazhdimit të jetës për gjeneratat e reja. Kujdesu për ujin, zgjate jetën e të gjithëve në Tokë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img