19,04,2024

THIRRJET PER PUSHTET DEMOKRATIK REZULTOJNE NE FOLE GJARPËRINJËSH

Must Read

Reagim me rastin e 28 vjetorit te rrëzimit te shtatores se Enver Hoxhës

Me rastin e 28 vjetorit të përmbysjes së pushtetit popullor në Shqipëri, pushtet ky i vendosur që në zjarrin e Luftës së Përgjakshme Antifashiste nacionalçlirimtare dhe rrëzimin e shtatores së shokut Enver Hoxha në Tiranë nga kuestura e nëntokës serbo-greke dhe reaksioni ndërkombëtarë, i kordinuar me korbat e demokracisë në Shqipëri. Reagojmë me forcë kundër atyre lakuriqëve ndjellakeqës të errësirës historike, të cilët arritën që për një grup shqiptarësh, 20 shkurtin e vitit 1991, ta kthejnë në një ritual fitoresh. Edhe pse që nga ai moment, ora gjigante e ndërtimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, kishte hyrë në një rrugë të mbrapshtë të shkatërrimit dhe rrënimit të pamëshirshëm të çdo gjëje që populli shqiptar e kishte ndërtuar në epokën e Enverit.
Shqipëria jonë e dashur tanimë ishte hedhur në horizontin e një nate të errët, që nuk i dukej fundi askund.
Sot pas 28 viteve po tu referohemi dokumentarëve të asaj kohe duket qartë se ngjarjet studentore nuk kishin një platformë të çartë dhe se askush nga protestuesit nuk dinte se çka duhet kërkuar nga pushteti popullor.
Mirpo edhe pse ata që gumëzhuan nëpër sheshe nuk i kishin të çarta kërkesat e tyre, Televizioni i Beogradit i cili tanimë kishte lozur vallen e përgjakshme në Bukuresht, tani po përgatitej edhe për dramën e zezë të Tiranës shqipëtare.
Sot po të bëhej një analizë e mirëfilltë për tërë atë stuhi ngjarjesh, është e pamundur të thuhet se fitues i njëmend pas atyre thymjeve politike ishte populli shqiptar. 
Megjithatë një gjë është e vertete se Beogradit në momentin kur iu detyru embargoja ndërkombëtare për shkak të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë të Jugosllavisë pushtetarët e rinjë të Tiranës zyrtare, fshehur nga miqte ndërkombëtarë ja hapën Milosheviqit shtegun e furnizimit me karburant, për të vazhduar lojën e turpit deri atje sa t`ia thejnë edhe perden e hekurt Zdravko Qolliqit dhe Goran Bregoviqit,ky I fundit për të kënduar para publikut shqipëtar këngën e kallashnikovit, armë kjo me të cilën u gjakosën shqiptarët kosovarë dhe ku për lavdinë e së cilës edhe e morri çelsin e artë të Tiranës, kurse Zdravko Culliqi i cili pasi e ndezi publikun shqiptar me tu kthyer ne Beograd deklaroi se kishte qene si mbret i kenges serbe ne Shqiperi atje ku ne vitin 1915 malazezi Vlladan Gjorgjeviqi duke kundershtuar themelimin e shtetit shqiptar kishte deklaruar se shqiptaret jan akoma ne fazen e primitivizmit kulturor se akoma nuk jane ne fazen e formimit politik prandaj themelimi i shtetit shqiptar eshte rrezik per ballkanin dhe Evropen mabare e per fat te keq ovacionet e publikut shqiptar per kenget serbe e arsyetojne deklaraten e Gjorgjeviqit.
Sot po t`iu referohemi me teper se dy dekada të fundit të quajtura nga politika zyrtare si lulëzim i demokracisë në Shqipëri. Gjykuar sipas zhvillimeve faktike pas 20 shkurtit 1991 lirinë e plotë të veprimit e fituan vetëm politikanët që u bënë miliarder, kriminelët, hajdutët e trafikantët të cilët pa fije turpi i krijuan agjenturat për ti shitur femrat shqiptare nëpër tregjet e Sërbisë dhe të gjitha fundrrinat e pista të këtij populli të cilët arritën që brenda një pesë vjeçari në demokraci ta vrasin e ta kriminalizojnë popullin shqiptar dhe ta shkatërrojn atëdheun e tyre më tepër se për pesë vjet të okupimit fashistë.
Demokracia fashiste në Shqipëri arriti ta shkul nga Tirana shtatoren e Enver Hoxhes dhe më von ta vendosë atë të kryegjelatit dhe kryetradhëtarit Ahmet Zogollit. Por harruan kusarët e demokracisë se për krah Zogut do të duhej të ishte edhe krali serb Nikolla Pashiqi i cili ishte më i merituari që ta siellte Zogun në pushtet si kral të Shqipërisë dhe Aleksandër Rankoviqin i cili në vitin 1952 përsëri i kishte hapur rrugën Zogut për ta përgjakur sërish Shqipërinë, por kjo smundi të ndodhte sepse Enveri vigjilent ishte gjithmonë në këmbë megjithatë atë që s`arriti ta bënte Zogu me Rankoviqin në vitet e pesëdhjeta, e bëri Berisha me televizionin e Beogradit në vitet e nëntëdhjeta. Sot kur tanimë 28 vite kanë kaluar prej kohës kur në Shqipëri vërshoi nata e zezë e histerisë sepse këtij vendi dhe këtij populli kokën ia rrëzuan për dhe. Ne mendojmë se vlersimi më i paanshëm për Shqipërin dje dhe sot do të rridhte jo nga spekulimet diletantiste, por përmes një analize komperative e të gjithëmbarshme të nivelit të demokracis dhe të zhvillimit të këtij vendi dhe këtij populli, si në epokën e socializmit ashtu edhe në periudhën e demokracisë. 
Enver Hoxha pas vdekjes e la xhirollogarinë e tij personale megjithësej lek në vlerën e 50 euro të sotme, por Shqipërinë nga 800 mijë banor që kishte e bëri me 3.500 000 me mbi 980 milion dollar rezervë shtetërore, me çdo shqiptar të punsuar, të shkolluar dhe të mjekuar me zero konflikte ndërnjerzore dhe ndërfamiliare me gjigand të fuqishëm industrial dhe hidroenergjetik, me një sistem të supermodernizuar të mbrojtjes së atëdheut, me mbi 1500 tanke mandej me mbi 320 avionë ushtarak me 50 helikopter lufte, me 35.000 km tunele nëntokësore. Shqipëria nga brenda ishte e ndërtuar dhe e bukur si një trandofile e kuqe e nga jashtë si një kala e pamposhtur që smund ta merrte dot asnjë ushtri planetare. Nuk ka ndodhur me asnjë udhëheqës të asnjë shteti në planet që pasi grupet e shantazhuara t`ia përmbysin shtatoren, populli mënjëherë të ngritet si uragan për ta rivendosur atë. Kurse Sali Berisha dhe të tjerët pasi e futën popullin” në vitin 1997 në luftën vëllavrasëse, su mbeti vend në Shqipëri përposë të kërkonin tragetin e rradhës për të ikur në Itali.
Thirrjet në vitet e 90-ta ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, në realitet Shqipërin e bënë shportë të plehrave të Evropës. Madje ftesa për luftë kundër izolimit komunist të vendit nga Evropa dhe bota pas viteve 90-ta rezultoi që izolimi i Shqipërisë nga kufinjtë e jashtëm shtetërorë u ngushtua edhe më tej. Izolimi tani morri përpjestime familiare sepse qindra e mijëra familje shqiptare u nguiuan nëpër shtëpitë e tyre jo nga frika prej Enverit po prej gjakmarrjes, plag kjo që për një shekull nga serbomëdhenjët u kultivu dhe qëndroi e ndezur në Kosovë. Pas viteve 90-ta po e digjte dhe po i nxjerrte tymin e zi edhe Shqipërisë. 
Thirrja tjetër luftë kundër diktaturës komuniste, megjithatë se kush sa është diktator dëshmojnë faktet e jo fjalët. Edhe pse Partia e Punës së Shqipërisë e kishte identifikuar njeriun i cili ishte në ballë të protestave të cilat po e synonin përmbysjen e pushteit popullor dhe shkatërrimin e Shqipërisë një student 28 vjeçar nga Tropoja – Azem Hajdari, e të cilin bashkë me protestuesit e tjerë pushteti i atëhershëm kishte mundësi ta zhdukte nga faqja e dheut pa i ngelur as qimja e flokut mbi tokë pushteti i Partisë së Punës si bartës i diktaturës revulucionare të proletariatit nuk e bëri një gjë të tillë. Azem Hajdari u vra në vitin 1998, nga ata që në emër të tij erdhën dhe qëndruan e qëndrojnë në pushtet kur tanimë komunistët nuk kishin asnjë lloj force.
Po kush e vrau atëherë Azem Hajdarin , Remzi Hoxhën pastaj Ali Ukën dhe qindra e qindra të tjerë, të cilat vrasje shqipëtarëve edhe pse u ndodhën përpara syve pushtetarët asnjëherë nuk ua bën të ditur dorëvrasësin. Po kush e përgjaku Shqipërin cep më cep në vitin`97 duke e detyruar edhe flotës ushtarake ajrore për bombardimin e jugut të Shqipërisë.
Po kush e shkaktoi Gërdecin, dhe kush e përgjaku Tiranën me 21 janar. Kush i dha vulen e turpit luftës vllavrasëse Veri- Jug. E si mund të ndodh që për të gjitha këto vrasje me adresë të fshehur, mandej për të gjitha ato shkatërrime dhe çmenduri tepër kundër njerëzore të 28 viteve të “demokracis” të mos mbaj përgjegjësi askush e për azgjë. Kurse Enver Hoxhes sot tentohet ti faturohet përgjegjësia mandej edhe për shqipëtarët kosovar të vrar në fund të luftës së dytë botrore në Tivar, vetëm e vetëm pse ata para se të ekzekutoheshin kishin shkelur tokën e Shqipërisë. Po ç faj kishte Enveri i cili për atë masakër kishte dëgjuar disa javë pasi ajo pati ndodhur. 
Po si mund tua pjell mendja disa bastardëve bashibuzuk që nga ky episod i dhimbshëm e tepër tragjik ta amnestojn Titën dhe Rankoviqin si urdhërdhënës dhe malazezin Mihajloviq si ekzekutues i urdhërit për pushkatim dhe ta fajsojn Enverin dhe Shqipërin para mbar opinionit ndërkombëtarë se gjoja nuk kanë vrarë vetëm serbët shqiptarë por edhe vet shqiptarët kanë vrar shqipëtar. 
Epo prej virusëve dhe larvave si pjell e keqe e Aleksandër Rankoviqit të edukuar në institutet historike dhe kolegjet ideologjike të Sfetozar Vukmanoviq Tempos dhe Spasoje Xhakoviqit dhe korbave të zi të demokracis shqipëtare, mund të pritej gjithçka. Ndoshta në të ardhmen do të zbulojnë se edhe dëbimi I shqipëtarëve për në Turqi në vitet e 50-ta do të ishte përgjegjësi e Enverit e jo e Titos me Rankoviqin e ndoshta edhe ikjet masive qe sot po ndodhin nga Kosova dhe Shqipëria jane pergjegjsi e Enverit.
Në kohën kur qytetari është shëndrruar në lodër të pushtetarëve, humori I zi me popull nuk ka të sosur.
Sot mjafton ti hedhësh një vështrim jetës politike dhe asaj parlamentare në Shqipëri e Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqipëtarër, për të nxjerr konkluzione të qarta për nivelin e përgjegjësisë para atdheut dhe qytetarëve për dy epoka të ndryshme të dominimeve politike.
Sot pronarët e pushtetit politik në Shqipëri e Kosovë parlamentin e kanë kthyer në një poligon cirku, ku deputetët në vend se të merren me hallet e popullit, që për fajet e politikës e mbytën në varfëri ekstreme dhe fatin e atëdheut të dërmuar nga shkatërrimet e gjithanëshme. Ata pa rreshtur shkëmbejn akuza dhe fyerje nga më të ultat. E çka mund të pritet nga një shtet kur kreun e tij për 28 vite pa rreshtur e torturon dhe e suneton një gjarraf mendjeprishur. Qoftë kur ai është në pozit e edhe kur është në opozitë.
Megjithatë ne mendojmë se përgjegjësia nuk është vetëm e zotit Berisha dhe as vetëm e formacionit politik të tij kriminal. Hiq më pak nuk kanë përgjegjësi as shtetasit e Shqipërisë, ata që e mbështesin dhe ata që nuk e mbështesin, por e lejojnë të tallet dhe të nëpërkëmb kaq paturpshëm dinjitetin e tyre. Një fjal e dal nga gjiri I popullit thotë: populli nuk gabon e ne mendojmë se populli mund të gaboj dhe ka të drejte të gabojë sepse vet i vuan pasojat e gabimve të tija. Derisa në epokët e Enverit zotëronte parimi populli në pushtet e gjelatët në litarë. Pas viteve `90-ta kjo praktikë ndryshoi duke krijuar modelin tragjik të qeverisjes sipas të cilit gjelatët vijnë në pushtet e populli në litar.
Shqipëria tash e 28 vite qeveriset nga një fole gjarpërinjësh që ditën këtë popull ta kthejnë në shekullin e kanunit, ku gjakmarrja dhe ngatërresat më banale në mes shqipëtarëve po bëjnë kërdinë ku Shqipërinë në vend të kushtetutës dhe ligjeve e udhëheqin tregtarët e drogës dhe pronarët e kazinove dhe shtëpive publike ku titujt akademik merren edhe pa i shkelur dyert e universitetit ku pronarët e shtetit dhe politikës sorollatën me gjipa qindra mijra eurosh në rrethanat kur Shqipëria i paska gjithmonë sipas qeveritarëve të cilët kalojnë nga pozita në opozitë 1 milion të papun dhe 1 milion në varfëri ekstreme.
Ata që në vitet`90 në emër të demokracis i dogjën fabrikat, uzinat kombinatet dhe i shkatrruan punishtet dhe plantaconet me drunj frutor në vendin e tyre dhe i nxorrën punëtorët në rrugë, sot u bëjnë lutje liturgjike biznismenëve ndërkombëtarë mandej edhe duke u lëshuar koncension në dëm të sovranitetit të Shqipërisë vetëm e vetëm për të hap ndonjë vend pune në atëdheun e tyre.
Në epokën e Enverit Evropa dhe bota po digjeshin për ta shtrir ndikimin e tyre në Shqipëri. Kurse sot Shqipëria po nxjerr lot krokodili për ta marr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Por po harrojnë pashallarët e vendimmarrjes politike në Tiranë se pasi dogjën, vodhën e shkatërruan çdo gjë në vendin e tyre, skan se me çka të konkurojnë në tregun e përbashkët evropian përpos me analfabetë por me tituj akademik,me prostituta dhe hajdutë të profilit shumë të lartë sepse këto janë produkte të vetme që i prodhon demokracia e sotme shqiptare.
Sot pushtetarët në Shqipëri dhe në hapsirat shqipëtare parreshtur lëshojnë jargë, duke u mburrur se si falë meritës së tyre arritën që Shqipërin ta futin në NATO dhe tani e tutje sipas tyre kufinjtë e atëdheut janë përgjithmonë të sigurt nga ndërhyrjet e jashtme – a sikur të mos ishte ky shkatërrimi që Shqipërisë i vie nga brenda. Po a thua vallë kush dhe pse sot do të kishte nevojë që në mënyrë klasike ta pushtoi Shqipërinë.
Grekët dhe italianët por pjesërisht edhe të tjerët e kanë të pushtuar në aspektin ekonomik çdo cep të Shqipërisë.
Sot shqipëtarët që punojnë në Greqi dhe ata që janë të punësuar në firmat greke në Shqipëri. edhe po të donin nuk mund tu ikin kërkesave dhe orekseve greke në dëm të vendit të tyre. Po kështu ndodh edhe me të punësuarit në Itali dhe në firmat italiane në Shqipëri. E çfarë nevoje sot ka një shtet që me forcën e ushtrisë ta pushtoj Shqipërinë kur ajo tanimë është e pushtuar në çdo pikpamje.
Sot ushtria shqiptare më tepër ju detyrohet urdhërave dhe porosive ndërkombëtare sesa atyre vendore. Madej edhe strukturat mafioze të politikës kur e synojnë përmbysjen e njëri-tjetrit nuk I thërrasin në ndihmë qytetarët e vendit të tyre por ndërkombëtarët. Pra Shqipëria tash e 28 vite është në pozicion te tillle ku çdo kush ne bote mund ta thotë fjalën e tij per Shqiperi përpos qytetarëve të saj. 
Kështu ndodh kur sot jo pak njerëz janë “modernize” dhe konsiderojnë se respekti për historinë kombëtare, dashurinë ndaj atëdheut, iden e bashkimit të kombit në kufinjtë etnik dhe ruajtjen me fanatizëm të substancës kombëtare e konsiderojnë të tejkaluar, të pavlerë dhe të demoduar për rrethanat modern, se sot aktuale sipas tyre janë idetë kosmopolite por shpejt po harrojnë politikrrënuesit e Shqipërisë se ushtarët grek jo më larg se para një dekade përkundër faktit që janë të rreshtuar në të njejtën strukturë ushtarake me ata të Shqipërisë, për ëndrrën e tyre të vjetër të Vorio Epirit, thirrën mu në qendër të Athinës shqipëtarë derra me lëkurën tuaj do ti qepim uniformat ushtarake, ndoshta këto thirrje ndokujt edhe mund ti tingëllojnë si një rotorik boshe gjegjsisht enderr e se kaluares por thirrjet sërbe të fundviteve `80-ta armë ti vrasim shqipëtare, për fat të keq pas viteve të nëntëdhjeta u bën realitet.
Shqipëria sot është e strukturuar në aleancën veriatlantike por forca e këtij mekanizmi ushtarak, as nuk është merit e Shqipërisë e as nuk ndikohet dhe komandohet nga Shqipëria. Atëherë çfar kanë këtu për tu mburrur pushtetarët shqiptrë, ndoshta për faktin se ishin të merituar për ta shkatërruar ushtrin e popullit të tyre në vitet e `90-ta e cila numronte në rast nevoje 640 mijë trupa ushtarake dhe arsenal lufte të të gjitha llojeve për tu përballur me dy periudha lufte të ngjashme me Luftën e Dytë Botërore, sikurse edhe rezervat në ushqim dhe veshmbathje për një periudhë 15 vjeçare çoftë pa e mbjellur as edhe një kokërr të vetme gruri.
Për këto arsye që i numruam më sipër dhe ato që nuk i përmendëm fare, është e faktuar se ushtria e xhaxhit Enver i turpëroi edhe ushtrit më të fuqishme të planetit të cilat midis dy zgjidhjeve: ta rrëzonin diellin mbi dhe apo të hynin në aventurë për ta përmbysur Shqipërinë që mbrohej dhe komandohej nga Enveri do ta zgjidhnin këtë të parën e këtë të paktën e provoi dhe e përjetoi në vitet e 60-ta ushtëria sovjetike e cila nga portat e Shqipërisë doli e mbuluar me turp dhe me bishtin ndër shalë.
A thua vallë janë të vetëdijshëm politikanët që e mbajnë peng vendimarrjen në Shqipëri tash e 28 vite me rradhë se derisa në vitet e 90-ta gjithësej rreth 4 mij shtetas të Shqipërisë vërshuan nëpër ambasadat e huaja dhe të cilat atje ku vajtën shumica dërmuese u dëshmuan si hajdut e kriminel.
Po çfarë do të ndodhte sot sikur ata që trajtohen si miq ndërkombëtarë t`ua mundësonin shqiptarëve të vendoseshin dhe të punonin në vendin e tyre, përgjigja është tërësisht e çartë vetëm brenda pak orëve Shqipëria do të boshatisej fare ku për një eksod të tillë masiv një artist humori tha, ai që ik i fundit nga atëdheu të mos harrojë me i fikë dritat.
Ndoshta mund të jetë normale që një garniturë politike ta godit një tjetër por është më tepër se një çmenduri njerzore kur një sistem politik mandej i vetëquajtur demokratik, t`ua vrasë bashkëkombasve të tij dashurin për atëdheun dhe dëshirën për të jetuar në të. 
Gjithashtu ndoshta demagogjia e kastës politike edhe mund të kuptohet sepse ajo erdhi në pushtet me zhurmë,spekulime dhe shkatërrime. Po si mund të komentohet fakti kur një studiues i demokracis vajti në një sesion ndërkombëtar i thirrur për ti trajtuar tmerret e torturave fashiste dhe ky far studiuesi nga Shqipëria arriti të paktën sipas deklarimeve të tija t`ua zhvendos vëmendjën të gjithë të pranishmëve nga diskutimi për të cilin ishin grumbulluar, me pohimin e tij se vërtet Hitleri kishte burgje dhe qeli por sipas tij jo tmerruese si ato të Enveri në Shqipëri.
Ky pseudointelektual që paska marr përsipër ta ndreq botën a thua a ka njohuri se në Selanik të Greqisë nga pushteti jokomunistë u përdorën dhe përdoren edhe dy gjarprinjë për ta detyruar dhënien e informatave. Edhe në të kaluarën edhe tani askund në botë informacionet e dënueshme nuk bëhen publike pa torturë dhe detyrim. Fundja ne mendojmë se sa më shumë tortura në burg aq më pak krime jashtë tij. Në çoftë se Enver Hoxha mban përgjegjësi sepse e çelikosi ushtrinë se skajshmërisht e prefeksionoi sigurimin e shtetit dhe e kultivoi përgjimin e secilit kundër secilit që sipas bindjes sonë çdo kush që nuk punon kundër atdheut dhe nuk e shkel ligjin ska pse të trembej prej përgjimit. Atëherë edhe pushtetarët e tanishëm duhet të mbajnë përgjegjësi për këto zhvillime në demokraci kur dalin kriminelët dhe thonë publikisht se kësaj shtylle elektrike I kam vënë tritolin se në këtë apo atë makinë kam vënë kaq eksploziv, dhe kam vrar kaq e aq njerëz mandej se këta e ata njerëz i kanë vrarë për para e qindra e mijra krime tjera të cilat burimin e kanë në gjiun e folës që e ka emrin demokraci por që në fakt është anarki fashiste. Këta që rënkojnë nga përgjimet e epokë së Enverit, pse vetë përgjojnë pa ndërprerë.
Derisa në epokën e Enverit u ndëshkuan të gjithë ata që pëbënin rrezik dhe i kishin dosjet e çarta për tradhëtinë kundër atdheut, kush e don të vërtetën e sigurt për to le t`I hap dosjet e atij sistemi. Sot pavarësisht se si dhe sa spekulojnë për Enverin është e vërtetë e madhe se nuk ka ndodhur me asnjë udhëheqës shtetëror të mbarë globit tokësor që të jetë aq i pranishëm në gjiun e popullit të tij qoftë në gëzime e qoftë në fatkeqësi, siç ka qenë i madhi Enver Hoxha pavarësisht sa nxjerrin helm nga goja një pjesë e bashkëkombasve tanë. Me 11 prill 1985 edhe OKB-ja e mbajti një minut heshtje për vdekjen e Enverit kurse personalitet e mëdha botërore si Francua Miteran, Karlos Papulas, Ronal Dymah, Xhulio Andreoti, Turgut Ozal e shumë të tjerë në fjalimet e tyre thanë Enver Hoxha ishte atdhetar i madh i cili gjithmonë e mbajti vulën e zhvillimit dhe ndërtimit të Shqipërisë. Ata që sot janë në opozitëe në vitet 90-ta ishin në pozitë, le ta kujtojnë atë këngën për Mehmet Shehun: Karta e fundit shpëtim nuk gjeti, vetë ia ktheu revolen vetit. Krahu politik që për 28 vite e dogji dhe e preu në rrasht Shqipërinë tani së fundi po e djegë edhe vetëveten. Edhe PS dhe Edi Rama përkundër faktit se duken më fleksibil dhe më të rafinuar, do të japin llogari para atëdheut sepse në pellgun e zi ia mbajnë çlirimtarët, e në piedestal lavdie I kanë kthyer tradhëtarët.

Remzi Hasani 19.02.2019

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img