18,04,2024

Thirrje për Aplikime për bursë një semestrale nga Programi global i shkëmbimit të programeve universitare 2019-2020 (Global UGRAD)

Must Read

Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) është program i sponsorizuar nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, e cila jep bursa për studentë te nivelit universitar në 55 vende të botës (përfshirë edhe Kosovën). Kjo bursë financohet plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA–së.
Kategortë: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:

Mbi 18 vjeç;
Shtetas kosovar, aktualisht rezident në këtë shtet;
Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD;
I regjistruar si student në cilindo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD (Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës);
Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2019 ose Janar 2020 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data);
Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program;
Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit.

JO TË KUALIFIKUESHËM

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD

Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara;
Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre;
Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Aplikimi i plotë duhet të përmbajë:

Aplikimin;
Një ese;
Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit;
Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara);
Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.;
Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit.
Aftësia në gjuhën angleze

Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

Aplikimet për Programin Global UGRAD 2019-2020 do të jenë të hapura nga data 1 nëntor 2018 deri më 31 dhjetor 2018 në orën 17:00, nëpërmjet një sistemi të aplikimit qendror të menaxhuar nga World Learning. Për informacione rreth aplikimit dhe udhëzime, ju lutemi vizitoni https://www.worldlearning.org/program/global-undergraduate-exchange-program/ (Global UGRAD website)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img