23,04,2024

Thertorja “Toni Blair” në Prishtinë,  shpallet drama më e mirë e Festivalit të Teatrove 2016 në Ferizaj

Must Read

Thertorja e “Toni Blair” në Prishtinë  e shfaqur nga  Qendra Multimedia nga Prishtina është shpallur fituese e Festivalit të Teatrove-Ferizaj 2016.

Kjo dramë mblodhi edhe shpërblimet për  regji (Blerta Neziraj), aktorin dytësor  më të mirë për mashkull (Ernest Malazogu)  dhe aktoren më të mirë (Shengyl Ismajli), çmimi për aktorin më të mirë “Ismajl Rama” Adrian Morina.

Edhe trupa e teatrit “Migjeni” nga Shkodra me shfaqjen “Kandili i Argjandit”  të Martin Camajt në regji të Fatbardh Smaja, mori disa shpërblime. Kjo dramë u vlerësua si më e mira nga gazetarët e medieve lokale të Ferizajt. Simon Shkreli  mori çmimin për aktorin më të mirë ndërsa Eliona Shkreli  çmimin aktorja më e mirë femër.

Këtë Festival e ka përshëndetur  edhe Petrit Malaj, Pedagog dhe Rektor i Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, i cili ishte edhe kryetar i Jurisë Profesionale të Festivalit.

“Nuk është e lehtë që  në ditët e sotme të bësh Festival të Teatrove. Por ky teatër po mbahet gjallë  më vullnetin e  qeverisë komunale, aktorëve , qytetarëve dhe natyrisht edhe sponsorëve.Prania e publikut gjatë gjithë festivalit tregon për një traditë të kulturës  në këtë qytet që është edhe një sinjal se në një të ardhme  të afërt duhet të mendohet për zgjerimin e hapësirës së teatrit  “ Petrit Malaj kryetar i Jurisë së Festivalit.

Me këtë rast, në natën e fundit të Festivalit  kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa,  ka falënderuar  gatishmërinë  që ti përgjigjet  ftesës për pjesëmarrje Petrit Malaj.

Svarqa ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan  që ky Festival  të realizoi objektivin e tij.

“Falënderoi të gjithë ata që punuan me përkushtim  për të pasur një Festival i cili po dëshmon që është një nga Festivalet më të mira  jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në rajon, e  i cili mundë të jetë konkurrent edhe  për vlerat që po shfaqen këtu. Falënderoi të gjithë ata që krijuan një javë festë për  të gjithë ne.  Tradita  46 vjeçare e këtij festivali ka nxjerrë  emra shumë të nderuar të cilët kanë defiluar në këto dërrasa  të këtij teatri që kanë bërë që  ne sot ta kem ngushtë  për shkak të interesimit të madh të publikut ferizajas.”  tha Muharrem Svarqa në mbyllje të këtij edicioni të Festivalit të Teatrove.

Ai në fund propozoi që të fillohet edhe për fillimin e përgatitjes së një biografie për teatrin  ku shprehu gatishmëri  që komuna të ndihmoi në këtë drejtim .

14894555_1165880303458881_1140779874_o

14858640_1165880553458856_792292372_o 14875915_1165880526792192_233970908_o 14895535_1165880440125534_1163216840_o 14876046_1165880413458870_1938641802_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img