25,04,2024

“ The Handake Project”, ishte shfaqja e mbrëmshme ne Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Must Read

Ferizajasit patën rastin që në skenën e teatrit “Adriana” në Ferizaj, të shohim shfaqjen “ The Handake Project” nga Qendra Multimedia nga Prishtina.

Kjo shfaqje autor kishte Jeton Nezirajn, ndërsa regjisore e saj ishte Blerta Neziraj. Ndërsa me rolet e tyre janë paraqitur Arben Bajraktaraj, Ejla Bavićić, Adrian Morina,Klaus Martini, Verona Koxha, dhe Anja Drlejvić. Kjo shfaqje trajtonte polemikat rreth nderimit të Peter Handke me Çmimin Nobel për letërsi në vitin 2019. Në skene nuk i diskua vepra e Handke, por fjalët dhe veprimet e një njeriu që mbajti një eulogji në funeralin e Sollobodan Millosheviqit në vitin 2006 dhe hodhi dyshime mbi masakrat e boshnjakeve myslimane gjatë luftës në Bosnjë.

Kjo shfaqje është interpretuar në gjuhën angleze., ndërsa skena sjell qartazi në mendje mjerimin e viteve 199, kur rreth 140,000 njerëz vdiqën në luftërat Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Edhe kjo shfaqje është njëra ndër shfaqjet konkurruesi në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, edicioni i 52.

Ndërsa sonte në skenën e teatrit “Adriana”, do të jetë shfaqja “Viganet”,nga teatri i Gjilanit ku regjisor do të jetë Ilir Bokshi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img