25,04,2024

Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 kosovar, gra, fëmijë, pleq. Dhunuat 20 mijë femra!

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përmendur me shifra të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga agresori serb.

Ai ia ka bërë me dije presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se i kanë vrarë 13 mijë e 500 civil, transmeton Indeksonline. 

“Nuk dua të mohojmë të kaluarën, dihet kush është agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrim i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin 20. Prandaj dua të shkojmë pa drama, por të pranojmë realitetin. Por, meqë u përmden gjëra jo të qëndrushme atëherë detyrohem të përmendi disa fakte para jush”, ka theksuar Thaçi.

“Shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet e tyre ushtarake- policore kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare. Për 13 mijë e 500 civilë të vrarë asnjë i akuzuar, e lërë me i dënuar. 40% e të infrastrukturës në Kosovë e shkatërruar, i  akuzuar Sllobodan Millosheviqi por i padënuar”, shtoi ai. 

Presidenti kosovar ka kujtuar faktin se në Kosove janë kryer 400 masakra, e për këtë nuk është asnjë i dënuar. 

“400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lërë më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbic 160 të vrarë të moshuar, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë, gra, pleqë, fëmijë 64 të pagjetur. Në fshatin Mehë 360 civil të vrarë, asnjë i hetuar, as i akuzuar askush.” , vlerësoi Thaçi. 

Ai tutje ka vazhduar duke thënë se derisa ata që thirren shumë në drejtësi, theksoj se luftërarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë së misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës.

Ndryshe në OKB, Kosovës i dolën në krahë Britania e Madhe dhe Amerika, të cilat thanë se formimi i Ushtrisë është e drejtë e Kosovës.

Fjalimi i Thaçit në OKB:

Pavarësisht që s’jeni viktima sot në Kosovë më tepër ka të dënuar për krime lufte në Kosovë se sa në Serbi, ndërsa në Serbi asnjë serb nuk është dënuar.

Nuk dua të mohojmë të kaluarën, dihet kush është agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrim i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin 20. Prandaj dua të shkojmë pa drama, por të pranojmë realitetin. Por meqë u përmden gjëra jotë qëndrushme atëherë detyrohem të përmendi disa fakte para jush.

Shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet e tyre ushtarake policore kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë të  vrarë asnjë i akuzuar, e lërë me i dënuar.

40% të infrastrukturës në Kosovë e shkatërruar, i akuzuar Sllobodan Millosheviqi por i padënuar.

Vetëm në fshatin Izbic 160 të vrarë të moshuar, gra, fëmijë. në Krushë 250 civilë të vrarë, gra, pleqë, fëmijë 64 të pagjetur. Në fshatin Mehë 360 civil të vrarë, asnjë i hetuar, as i akuzuar askush. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img