25,04,2024

Thaçi tallet (pak) me opozitën: Kosova e evitoi zhytjen në krizë politike

Must Read

britaniku-690x380_1461329750-8105712

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka evituar zhytjen në krizë politike dhe se në ditët e fundit ka një sjellje konstruktive të të gjitha palëve.
Sipas tij është për t’u vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i MSA-së dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

nga ana e tij, diplomati britanik u shpreh i kënaqur që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.

Në këtë takim, u diskutua edhe për prezantimin në sport dhe mundësitë për paraqitje pozitive të Kosovës në Lojërat Olimpike, si dhe për marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Po kërkojmë mënyra që të dinamizojmë dialogun në rajon dhe me BE-në”, ka thënë kreu i shtetit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img