29,04,2024

Thaçi: Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet (Video)

Must Read
Hashim Thaçi, President i Republikës

“Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet, por duhet të jemi të sinqertë që çdo pretendimit të tillë do ti përgjigjemi në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Do të jemi pro unitetit politik në Kosovë të gjitha institucionet do të veprojmë si tersi por edhe uniteti politik”, u shpreh Thaçi.

Thaçi e falënderoi Ashtonin në emër të institucioneve të Kosovës të popullit të Kosovës për kontributin e saj për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

“E di që ka qenë punë e guximshme por pikërisht vendossh-mëria e juaj kontribut i juaj dhe vizioni juaj bërën që ne të arrijmë marrëveshjen dhe të fillojmë komunikimet sado normale mes dy vendeve të armiqësuara. Ai vizion do të ngadhënjej vizioni evropian në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës ardhmja është e ardhme euroatlantike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë demokraci të zhvillojmë vendin të ndërtojmë Kosovën e re …”, tha ai.

Me këtë rast për kontributin e saj në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, presidenti Thaçi e dekoroi Baroneshën Catherine Ashton, me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan Ekonomia Online.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img