26,04,2024

Thaçi: S’ka individ apo agjendë ditore që e sfidon parneritetin me SHBA-të

Must Read

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka komentuar takimin e sotëm Thaçi-Veseli-Haradinaj-Kosnett, për të cilin tha se i kontribuon fuqizimit të bashkëpunimit Kosovë-SHBA.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh. Janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e ShBA-ve edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politik, me përkushtimet që kemi për koordinim edhe më të mirë në agjendat që kemi para nesh”.

“Natyrisht gjithmonë në koordinim dhe konsultim të ngushtë me ShBA-të. Andaj mendoj se ishte takim që i kontribuon qartësisë së agjendës dhe fuqizimit të bashkëpunimit me ShBA-të, dhe nuk ka individ apo agjendë ditore që do e sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës të vullnetit të qytetarë të Kosovës, as sot as në të ardhmen, me ShBA-të”.

Këto deklarata Thaçi dha pasi bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në 22 vjetorin e rënies së tij, me ç’rast vlerësoi lartë kontributin e heroit dhënë për lirinë dhe pavarësine Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img