19,04,2024

Thaçi ngushëllon për vdekjen e ish presidentit italian

Must Read

Ai kujton kohën kur tashmë i njderi siç thotë Thaçi e udhëhoqi vendin në kohë të vështira.

Thaçi thekson se ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij./Lajmi.net

 

Postimi i plotë i Thaçit:

Ngushëllimet më të thella për vdekjen e burrështetasit të shquar, ish-presidentit italian Carlo Azeglio Ciampi. Si president e udhëhoqi vendin e tij në kohë të vështira, por me vizionin dhe urtësinë e tij ia doli ta konsolidonte Italinë përbrenda dhe në arenën ndërkombëtare.

Ishte president në kohën kur bota demokratike u ngrit për të ndalur përpjekjen për gjenocid në Kosovë dhe kur vendi ynë kishte një nevojë të madhe për përkrahje nga miqtë ndërkombëtarë.

Ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij. HTH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img