25,04,2024

Thaçi në Vjenë: Pa integrimin e Ballkanit, Evropa nuk është e plotë (Foto)

Must Read

Sipas tij, pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

“Këto diskutime janë një burim frymëzimi për përpjekjet tona, ëndrrat dhe përkushtimin për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmës Evropiane. Jo vetëm gjeografikisht, por duke ndarë vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë”, ka thënë Thaci.

Ai ka thënë rolitikat e zgjerimit kanë qenë ndër hapat më të suksesshëm të Bashkimit Evropian. Sipas Thacit, pollitika të tilla kanë transformuar shoqëritë dhe shtetet, i ka bërë ato të lira, më demoktratike, më prosperuese dhe më paqësore.

“Janë pikërisht këto elemente që ushqejnë përkushtimin tonë për një sërë reformash të thella dhe më të gjëra në të gjitha aspektet e qeverisjes. Kjo është arsyeja pse ne ndonjëherë i shtyjëmë proceset që janë të vështirë apo që jo domosdoshmërisht gëzojnë mbështetjen e popullit, por që janë në interesin më të mirë të qytetarëve, dhe kontribut për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE”, ka thënë ai.

Thaci para shumë personaliteteve, diplomtavëe ka thënë se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhmen në BE.

Tha është duke marrë pjesë në Kongresin Panevropian, i cili këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të tij. /Lajmi.net 14593160_10157579565735301_1037238102_n

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img