Lajme

Thaçi: Kush prek Trepçën dhe Ujmanin prek kombin shqiptar


Publikuar më:


Presidenti Thaci garantoi se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të prekë asnjë centimetër të Kosovës. “Nuk do të ketë kufij me baza etnike. Kosova do tëjetë multietnike, Serbia do të jetë multietnike” u shprehë ai.

“Nuk do të ketë cenim të pasurive shtetërore të Kosovës. Trepça ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pronë e Kosovës. Edhe bashkimi i qytetit të Mitrovicës do të ndodhë. Edhe Ujmani ka qenë dhe do të mbetet pronë e Kosovës.”

Unë e kam vizituar dhe njerëzit mendojnë se kam shkuar për të shëtitur. Jo. Ka qenë mesazh i qartë që ai që e prek Ujmanin, prek kombin shqiptar. Dhe nuk ndahet mirë” tha ai.

Thaçi u shpreh se nëse NATO ikën nga Kosova, vendi për cështje orësh futet në konflikt të armatosur me Serbinë.

“Është e rrezikshme në të gjitha rrafshet, qoftë të sigurisë, qoftë diplomatik, qoftë ekonomik apo edhe në rrafshe të tjera. Jetojmë me një konflikt të ngrirë, që potencialisht mund të shpërthejë çdo ditë. Në Kosovë SHBA e ka bazën më të madhe amerikane në rajon, por në të njëjtën kohë, nëse nuk dëgjon këshillat e tyre, ku i dimë ne hapat e tjera? Kije parasysh dhe imagjinoni që një ditë Kosova të jetë pa NATO-n. Menjëherë, as disa orë nuk kalojnë pa u futur në konflikt të armatosur me Serbinë. Njerëzit tanë nuk duan tragjedi të reja. Nuk duan luftë. Lehtë është që të mendosh dhe të llogarisësh me muskujt dhe me fuqinë e të tjerëve. Por duhet të mendosh me energjinë tënde” përfundoi presidenti.

To Top