05,07,2025

Thaçi: Kosova synon anëtarësimin në NATO

Must Read

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim senatoren amerikane nga shteti i Iowas, Joni Ernst.

Gjatë takimit, Thaçi shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-ve dhe shtetit të Iowas dhënë Kosovës, duke ritheksuar se miqësia me Iowan është më e vjetër se shteti i Kosovës.

Ai theksoi se Kosova, përkundër sfidave që ka përpara, po vazhdon të konsolidohet – si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

“Mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë që të forcojnë demokracinë dhe qeverisjen në të gjitha nivelet. Jemi në rrugën e duhur në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve tona”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit theksoi se Kosova po zhvillon një dialog gjithëpërfshirës për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe se vendi synon që sa për të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim në NATO.

Nga ana tjetër, Ernst theksoi se do të angazhohet edhe personalisht për synimet e Kosovës për t’u bërë anëtare e organizmave kryesorë ndërkombëtarë në fushën e sigurisë. Ajo shprehu dëshirën që bashkëpunimi dhe miqësia mes Kosovës dhe Iowas të thellohen edhe më tej – për të mirën e përbashkët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img