23,04,2024

Thaçi i tronditur me mohimin e masakrës së Reçakut nga zyrtarët serbë

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mohoi masakrën e Reçakut.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të ndryshëm serb dhe sot presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilët mohuan masakrën e Reçakut, shkruan lajmi.net.

Presidenti Thaçi ka shprehur brengën e tij me këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë masakrat e njerëzve të pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet 98-99.

“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img