03,07,2025

“Thaçi është lider i shtigjeve të gjata”

Must Read

Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci  in Montenegro

Sonte në emisionin Ora e Fundit në Ballë për Ballë ka qenë i ftuar Ismail Syla këshilltari dhe miku i presidentit Hashim Thaçi.

Syla ka treguar kohën më të mirë politike të Hashim Thaçit si dhe e ka përshkrua atë si liderë të kualitetit të lartë.

“Koha me mirë politike e Thaçit ka qenë ajo në vitin 2007 kur ai ka fituar zgjedhjet, pasi ka qëndruar për 7 vite në opozitë”.

“Pas kësaj fitoreje atij i është hapur rruga që të jetë kryeministri i Pavarësisë dhe më pas ka fituar edhe dy herë zgjedhjet”.

Syla për shefin dhe mikun e tij ka thënë se ai është një liderë i kualiteti të lartë.

“Thaçi është një lider i kualitetit të lartë, nuk është ëndërr e Thaçit që ai të bëhet ministër, kryeministër ose president. Ëndërr e tij është Kosova të integrohet në NATO dhe BE”.

Syla më tej ka treguar se çfarë kulture Thaçi i ka sjellë politikës kosovare.

“Në vitin 2000 ai e ka pranuar rezultatin zgjedhor, Thaçi ndonëse ka qenë lider i një partie i ka lëshuar rrugë Bajram Rexhepit që të bëhet kryeministër, ai ka bërë edhe koalicion me LDK-në”.

Syla në Ballë për Ballë ka thënë se gjëja kryesore e personalitetit të Thaçi është se ai i ka hyrë politikës për shtigje afatgjate.

“Ai me lidershipin e tij ka arritur t’i realizojë qëllimet e veta, parapa Thaçit qëndrojnë ngjarjet politike”.

“Nuk mund të përsëritet Rambujeja, nuk mund të përsëritet shpallja e Pavarësisë, nuk mund të përsëriten të gjithë këto ngjarje”.

Syla duke iu referuar opozitës ka thënë se zgjedhjet nuk fitohen me gaz lotsjellës.

Ndërsa tha se ceremonia e sotme i ka dhënë një fytyrë europiane Kosovës, pa treguar se sa para janë shpenzuar për përgatitjen e ceremonisë së inaugurimit të Thaçit.

“Një ceremoni e tillë i bën mirë Kosovës, sot ka dal një fotografi e mirë nga Kosova”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img